Zgjedhjet, 55 qendra votimi në shtëpitë e militantëve të PD-së
Partia Socialiste i dërgon ODIHR-it një informacion të detajuar për qendrat e votimit, të cilat janë vendosur në mjedise private, prona të militantëve të PD-së. Në Qarkun e Beratit kjo situatë është në qendrat e votimit Nr. 3264, 3492, 3494, 3510, 3553 dhe 3564. Në Qarkun Dibër qendra e votimit me Nr. 1165 propozohet të kalojë në shkollën e fshatit Vakuf, Qendra Nr. 1188 propozohet të kalojë në shkollën e fshatit. Në Qarkun Durrës, QV Nr. 1139 propozohet të kalojë në shkollën 9-vjeçare Maminas, QV Nr. 1525 propozohet të kalojë në shkollën e mesme të bashkuar në Katundin e Ri, QV Nr. 1309 propozohet të kalojë në shkollën e Thumanës, QV Nr. 1314 propozohet të kalojë në shkollën e fshatit Kodër Thumanë. Në Qarkun e Elbasanit, QV Nr. 2523 propozohet të kalojë në ambientet e HEC-Banjë, QV Nr. 2583 propozohet të kalojë në ambientet e ambulancës së fshatit Dragot, QV Nr. 2544 propozohet të kalojë në ambientet e ambulancës së fshatit, QV Nr. 2550 propozohet të kalojë në ambientet e ambulancës së fshatit, QV Nr. 2587 propozohet të kalojë në ambientet e shkollës 9-vjeçare. QV Nr. 2410 propozohet të kalojë në ambientet e ambulancës së fshatit, QV Nr. 2485 propozohet të kalojë në ambientet e ish-shkollës së fshatit, QV Nr. 2284 propozohet të kalojë në qendrën shëndetësore të fshatit, QV Nr. 2286 propozohet të vendoset në ambulancën e fshatit. Në Qarkun e Gjirokastrës, QV Nr. 4225 propozohet të vendoset në shkollën 9-vjeçare të fshatit, QV Nr. 4230 propozohet të vendoset në banesën e Emro Zholi, QV Nr. 4136 propozohet të vendoset në qendrën shëndetësore të fshatit, QV Nr. 4179 propozohet të vendoset në kopshtin e fëmijëve të fshatit. Në Qarkun e Korçës, QV Nr. 3721 propozohet të vendoset në shkollën 9-vjeçare të fshatit, QV Nr. 3877 propozohet të vendoset në kopshtin publik "Lulet e jetës", QV Nr. 3878 propozohet të vendoset në shkollën 9-vjeçare të fshatit, QV Nr. 3935 propozohet të vendoset në ambientet e shkollës së ciklit të ulët të fshatit, QV Nr. 4064 propozohet të vendoset në ambientet e shkollës së ciklit të ulët të fshatit. Në Qarkun Kukës, QV Nr. 0755 propozohet të shkojë te lokali i Pashk Gjinit. Në Qarkun e Tiranës, QV Nr. 1564 propozohet të shkojë te shkolla 9-vjeçare në Bathore, QV Nr. 1565 propozohet të shkojë te shkolla 9-vjeçare në Bathore, QV Nr. 1573 dhe ajo me numër 1574 propozohen të shkojnë te shkolla në Kamzë të Re. QV Nr. 1575 propozohet të kalojë te shkolla e mesme profesionale në Kamzë, QV Nr. 1576 propozohet të shkojë te kompleksi sportiv, QV Nr. 1578 kërkohet të shkojë te shkolla Valias i Vjetër, QV Nr. 1579 propozohet të shkojë te shkolla në Kamzë e Re. QV Nr. 1580, 1582, 1583 propozohet të shkojnë te shkolla 9-vjeçare në Kamzë të Re, QV Nr. 1584, 1585 propozohen të shkojnë në shkollën e mesme në Bathore, QV Nr. 1590 propozohet të shkojë në shkollën në Laknas, QV Nr. 1594, 1595 propozohen të shkojnë në shkollën në Bulcesh, QV Nr. 1596 propozohet të shkojë te shkolla e mesme në Bathore. QV Nr. 1540 kërkohet të vendoset te çerdhja, QV Nr. 2047 kërkohet të shkojë te shkolla 9-vjeçare në Paskuqan, QV Nr. 1638 propozohet të vendoset në shkollën 9-vjeçare Shytaj, QV Nr. 2183 kërkohet të vendoset në një tjetër vend, QV Nr. 2199 kërkohet të shkojë te shkolla 9-vjeçare, QV Nr. 2202 kërkohet të shkojë tek ambulanca në objekt publik. Në Komunën Anamal, QV Nr. 0203 kërkohet të ndryshojë vendndodhjen, pasi është lokal ekstremistësh, teksa QV Nr. 0211 në Bushat propozohet të shkojë te shkolla e Barbullushit. Në Komunën Dajç, QV Nr. 0227 kërkohet të shkojë në shkollën në Shirq, ndërsa QV Nr. 0231 propozohet të kalojë te qendra shëndetësore.
Tabela
QV-të më problematike në lokale militantësh
Qarku Dibër
QV Nr.1165
QV Nr.1188
Qarku Durrës
QV Nr.1525
QV Nr.1339
QV Nr.1309
QV Nr.1314
Qarku Elbasan
QV Nr.2583
QV Nr.2544
QV Nr.2550
QV Nr.2587
QV Nr.2591
QV Nr.2410
QV Nr.2490
QV Nr.2685
QV Nr.2248
QV Nr.2284
QV Nr.2286
Qarku Gjirokastër
QV Nr.4225
QV Nr.4230
QV Nr.4136
QV Nr.4179
Qarku Korçë
QV Nr.3721
QV Nr.3877
QV Nr.3878
QV Nr.3935
QV Nr.4064
Qarku Lezhë
QV Nr.0755
QV Nr.0869
Qarku Tiranë
QV Nr.1564
QV Nr.1565
QV Nr.1573
QV Nr.1574
QV Nr.1575
QV Nr.1576
QV Nr.1578
QV Nr.1579
QV Nr.1579/1
QV Nr.1580
QV Nr.1582
QV Nr.1583
QV Nr.1584
QV Nr.1585
QV Nr.1590
QV Nr.1594
QV Nr.1595
QV Nr.1596
QV Nr.1540
QV Nr.2047
QV Nr.2183
QV Nr.2199
QV Nr.2202
Qarku Shkodër
QV Nr.0203
QV Nr.0211
QV Nr.0227
QV Nr.0231
Partia Socialiste thotë se KQZ-ja ka marrë vendimmarrje krejtësisht të njëanshme, duke shkelur Kodin Zgjedhor
Qendrat e votimit, si
e shkeli ligjin KQZ
Gjashtë ditë para zgjedhjeve, Partia Socialiste shton dozat e alarmit për infrastrukturën zgjedhore. Selia rozë i ka dërguar dy letra misionit vëzhgues të ODIHR-it për zgjedhjet dhe ambasadorit të OSBE-së. Në letrën e parë shprehen shqetësimet mbi mospërputhjet në listat e votuesve, përcaktimin e numrit të QV-ve
dhe vendndodhjet në mjediset private të QV-ve. Shkelja e afateve ligjore për hartimin dhe publikimin e listave të votuesve për çdo Qendër Votimi dhe mospërputhjet lidhur me numrin e qendrave të votimit përbëjnë një nga shqetësimet për përgatitjen e zgjedhjeve në përputhje me standardet demokratike ndërkombëtare. Sipas PS-së, KQZ-ja nuk i ka respektuar procedurat sipas Kodit Zgjedhor lidhur me përgatitjen dhe shpalljen e listave të votuesve për çdo QV dhe lidhur me përcaktimin e numrit të QV për çdo ZAZ. "Shumë shqetësuese për PSSH kanë qenë vendimmarrjet e njëanshme dhe me natyrë tërësisht partiake nga përfaqësuesit e shumicës në KQZ lidhur me vendndodhjen në mjedise private të militantëve të PD-së të QV", shkruhet në letrën e PS-së. Mbi bazën e kërkesës së PSSH-së dhe nga informacioni i administruar në datën 16 qershor 2009, nga KQZ-ja rezultoi se prej 385 njësive të qeverisjes vendore vetëm 61 prej tyre e kishin sjellë në afatin e parashikuar nga neni 54 këtë informacion në KQZ. "Në fakt, marrja e informacionit për listat e votuesve nga MB dhe mossigurimi i numrit të qendrave të votimit nga njësitë vendore përmes KZAZ-së ka çuar në shkeljen e Kodit Zgjedhor nga KQZ", shprehen socialistët. PS-ja thotë se KQZ, në shkelje të Kodit Zgjedhor ka urdhëruar prodhimin e fletëve të votimit bazuar në informacionin e dhënë nga MB. "318 organeve të qeverisjes vendore u është kërkuar në mënyrë të padrejtë nga KQZ-ja të zbatojnë ndarjen e numrit të QV-ve, adresat dhe ndarjen e zgjedhësve sipas informacionit të dhënë nga MB, ndërsa 14 të tjerave, megjithëse kishin ndryshime me ato të MB, nuk u është kërkuar të kryhet ky veprim. Ky veprim i KQZ-së përbën një trajtim të dyfishtë, shkelje të Kodit Zgjedhor dhe veprim jo korrekt nga ana e kryetarit të KQZ-së", shkruajnë socialistët. Sipas vetë KQZ-së, thuhet në letër, ka 66 QV të shtuara si pasojë e ndarjeve dhe 11 QV të mbyllura si pasojë e bashkimeve, si dhe ka ndryshime në të dhënat për adresat e QV-ve që në shumicë nuk korrespondojnë me ato të dhëna nga DPGJC. "Duke iu shtuar të dhënave të mësipërme, edhe mosverifikimi i QV-ve në ambiente private dhe tejzgjatja e këtij procesi në limite ekstreme nga mungesa e vendimmarrjes prej KQZ-së, situata për administrimin e procesit është rënduar. Veprimet e kryetarit të KQZ-së tregojnë qartë se nga shumica qeverisëse po synohet të shkatërrohet procesi zgjedhor, pasi në mënyrën se si është vepruar, dukshëm kjo do të pasqyrohet në çorientimin e zgjedhësve, heqjen e mundësisë atyre për të votuar, si edhe në një via vai të fletëve të votimit e justifikuar me mungesën e tyre në disa QV dhe tepricën në disa të tjera", thuhet në letrën e PS-së.
Ristani:
QV, përgjegjësia
bie mbi vendorët
6 ditë para zhvillimit të zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranon se ka probleme serioze në menaxhimin e procesit që lidhet me komisionet dhe qendrat e votimit. Kreu i këtij institucioni, Arben Ristani, deklaroi dje se janë krerët e njësive vendore që kanë shkelur ligjin duke bërë një rishpërndarje të qendrave të votimit, ndaj sot KQZ-ja ndodhet në vështirësi. Megjithëse Ristani konfirmoi se institucioni është duke e ndjekur çështjen për ta zgjidhur atë sa më parë. Ndërsa nënkryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Dëshira Subashi, e sheh të rrezikuar 28 qershorin për shkak të lëvizjeve të krerëve të njësive vendore. "KQZ-ja, me një informacion që mund ta vlerësojë skandaloz nga njësitë e qeverisjes vendore, është detyruar të bëjë një vendimmarrje, e cila për nga natyra e të funksionarit nuk ka pasur elementet minimale të sigurisë. Uroj që politika vetë ta menaxhojë këtë situatë, sepse në fund të fundit janë përfaqësues politikë ata që janë kryetarë bashkish e komunash", tha Subashi. Ndërkohë që KQZ-ja po mendon që pas zgjedhjeve të padisë penalisht krerët e këtyre njësive vendore, pasi kanë shkelur afatet ligjore. Një tjetër probleme mbetet konstituimi i komisioneve të qendrave të votimit, kjo pasi partitë politike kanë tejkaluar çdo afat ligjor në paraqitjen e emrave të përfaqësuesve të tyre pranë KQZ-së. Sakaq, dje KQZ-ja vijoi në shqyrtimin dhe miratimin e 506 qendrave të votimit në objekte private, draft që prej tri ditësh ka shkaktuar debate mes anëtarëve të KQZ-së, por edhe akuzave të PS-së.