Harasani: PD, ndërtim që i përket të shkuarës
Kandidati socialist, Andis Harasani, i gjashti në listën e Qarkut të Tiranës, flet për garën elektorale të 28 qershorit.
Zoti Harasani, jeni i vetmi nga katër ish-deputetët e fundit socialistë të Tiranës që do ta kërkoni sërish votën në këtë qark. Si ndiheni për këtë fakt?
Do të doja të thosha se kjo ishte një nga ato rastet e lumtura që bashkojnë ndjenjën e detyrës, dhënien e së drejtës për të shërbyer, me ndjesinë e përmbushjes së një dëshire edhe personale. Unë vij nga një familje tiranase dhe si qytetar shoh atë ndryshim gjigant që ka bërë kryeqyteti, si socialist, shoh modelin e Shqipërisë të nesërme te kryeqyteti. Ndihem krenar që jam pjesë e një ekipi që i afrohet publikut me një vizion të ri, me një entuziazëm të fortë, me një vullnet të pakthyeshëm, me një premtim solemn dhe me përgjegjshmëri maksimale jo thjesht dhe vetëm për të marrë e administruar pushtetin, por për të shërbyer qytetarin që ka pushtetin e votës. Tirana ka një magji të jashtëzakonshme, edhe kur është nën shi, edhe kur e përvëlon dielli; ai është një qytet që ka krijuar ëndrrën tonë për të nesërmen. Dhe drejt së nesërmes ne kemi një stacion të parë dhe të qartë, 28 qershorin. Askush në Shqipëri, që nga Tropoja deri në Konispol, nuk ka më kohë për të humbur, nuk ka më kohë për të shpenzuar me aksidente historike si ato që grabitën paratë e qytetarëve me piramidat mashtruese, apo edhe me marsin e zi të 1997-ës.
Ky qark ka 32 mandate deputetësh. Në vlerësimin tuaj, me çfarë rezultati ka mundësi të dalë nga këto zgjedhje ekipi i PS-së?
Për të mësuar se çfarë do të ndodhë pas më pak 10 ditësh, besoj ia vlen të shohim se çfarë ka ndodhur në këto 12 vitet e fundit. Socialistët kanë fituar në Tiranë, të paktën që nga viti 1997. Shqiptarët votuan një vit më pas për referendumin për Kushtetutën e re dhe për të mos folur për zgjedhjet e tjera, Tirana i ka dhënë PS-së dhe Edi Ramës tri mandate të qytetarit të saj të parë. Rama i mundi në vitin 2000, u përsëriti drurin elektoral në 2003-shin dhe nuk ua kurseu të njëjtin dru politik edhe në 2007-ën. Qytetarët e Qarkut të Tiranës, duke nisur që nga mali i Dajtit e duke mbërritur deri në Rrogozhinë e Kavajë, do t‘u japin socialistëve 18 mandate deputetësh dhe me gjithë Shqipërinë, do të largojnë pengmarrësin politik të vendit, Kryeministrin e ikur Sali Berisha.
Çfarë pikash shikoni më të forta te PS-ja në raport me kundërshtarët politikë dhe konkretisht me qeverisjen "Berisha"?
Do të më duhej të flisja me orë për të treguar diferencën tonë me kundërshtarin tonë politik; do të më duhej të tregoja se ai është shëmbëlltyra e një të djeshmeje, që e pandehnim të larguar, se është simboli i vijimësisë së të keqes që e kishte marrë peng vendin gjatë regjimit komunist. Ne, socialistët shqiptarë, nuk garojmë për të dëshmuar se jemi më të mirë dhe më të aftë se kjo qeverisje; ne, ashtu sikundër kemi bërë në të shkuarën tonë, do të konkurrojmë me atë ritëm emancipimi, progresi dhe vitaliteti që ka dëshmuar qytetari shqiptar, i cili nesër do të ndihet larg çdo metafore, në pushtet, do të ndihet sovran i pushtetit, kontrollues, qortues dhe ushtrues i tij. Në këto katër vjet në opozitë, PS-ja dhe Edi Rama kanë shkelur në çdo skaj të Shqipërisë, jo për të shpërndarë premtime siç po bën në këto ditë të nxehta Plaku i Vitit të Ri Sali, por për të kuptuar, mësuar dhe ndier frymën e jetës së vërtetë të njeriut të thjeshtë, për të mësuar bashkërisht atë mekanizëm shpirti, pulsi dhe mendjeje që do të ndryshojë jetën e çdo qytetari shqiptar mbas triumfit qytetar të zgjedhjeve.
A keni një vlerësim tuajin në raport me ekipet e kandidatëve kundërshtarë në Qarkun e Tiranës?
Nuk kam pasur dilema apo dhe pritje për ndonjë befasi të mundshme edhe përpara se të mësonim se cilët do të ishin kundërshtarët tanë në letër. Sepse, në fakt ata kanë mbetur realisht vetëm në letër. Kam përshtypjen se ne po garojmë vetëm me veten. Kjo edhe për shkak se lista e PD-së që nis me zotin Berisha në Tiranë e vazhdon me Bumçin, sa për të dhënë një shembull, nuk ka pasur vend për Besnik Mustafajn. Apo në Kavajë mbetet jashtë një deputet si Engjëll Cara. Është ironi e plotë e fatit; në Shqipëri ka ndryshuar gjithçka, janë rritur pemë e ka ndryshuar peizazhi, qoftë për mirë, qoftë për keq, e vetmja gjë që nuk ka ndryshuar aspak është PD-ja e Sali Berishës. Kësaj partie i ka mbetur vetëm të marrë një dokument legalizimi nga Shaban Memia, në të cilin të thuhet se është një ndërtim që i përket të shkuarës!
CV
Andis Harasani
-Ka mbaruar Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin Juridik
-ACIB Associate Chartered Institute Of Bankers, Londër, Angli
-CFA Chartered Financial Analyst. 8 vjet, bankier tregtar
-Ka marrë pjesë në mënyrë aktive në grupet e menaxhimit për ndërtimin e katër bankave tregtare
-Prill ‘96-korrik ‘97: Fondi Amerikan në Shqipëri. Pozicioni: Drejtues Investimesh
-Shtator 1997-korrik 1998: Soyuz Financial House. Pozicioni: analist. Gusht 1998-mars 2000: Albanian American Enterprise Fund (AAEF)
-Prill 2001-shtator 2002: Deloitte Touche Central Europe, Këshilltar Financiar. Tetor 2002-qershor 2005: Korporata Elektroenergjetike Shqiptare