E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: PDS është një ekuilibër politik

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zhvilloi një takim me anëtarë dhe simpatizantë të Demokracisë Sociale në Paskuqan të rrethit të Tiranës. Gjatë këtij takimi, kreu i PDS-së vuri në dukje se kur votoni për Demokracinë Sociale votoni për ekuilibrin politik, votoni për qetësinë, votoni për sigurinë, për një qeverisje më profesionale më të mirë, më të angazhuar. "Sepse Demokracia Sociale që ka 6 vjet që është krijuar dhe ka luajtur rolin ekuilibrues në jetën politike shqiptare dhe nuk ka lejuar që të shfaqen ekstremizma politikë si në opozitë ashtu edhe në qeverisje", tha ai duke shtuar se PSD e ka karakterizuar gjithnjë mendësia se Shqipëria nuk mund të bëhet, nuk mund të ndërtohet duke u mbështetur në ekstremitete politike, se Shqipëria mund të bëhet. "Mund të ndërtohet vetëm duke qeverisur me maturi, me qetësi, me ekuilibër", tha ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›