Zgjedhjet, AAK:U dëmtua rëndë Kosova dhe demokracia
AAK-ja ka shfaqur shqetësime për procesin zgjedhor të së dielës, duke pohuar se në këto zgjedhje është dëmtuar rëndë Kosova dhe demokracia.
Sipas AAK-së rastet e Drenasit dhe Skenderajt janë vetëm sa për të shpërqendruar vëmendjen, pasi manipulime votash ka pasur në shumë komuna të tjera.
AAK-ja ka përmendur rastin në shkollën së mesme “Gjergj Kastrioti” në Drenas, ku komisionari i kësaj force politike është detyruar me dhunë me largohet nga vendvotimi.
Kjo parti tashmë ka filluar të bëjë ankesa për procesin zgjedhor, duke grumbulluar raste te shumta të manipulimit të votave. AAK-ja ka përmendur mosfunksionimin llambave ultravjollce, pastaj votimin për të vdekurit dhe atyre që nuk janë në Kosovë.
AAK-ja pret që KQZ-ja të dalë me rezultatet e para paraprake dhe më pas do të vendos nëse do t`i pranojë këto rezultate.