E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce, aksident ne superstrade, 6 te plagosur

Automjetet udhëtonin në krah të kundërt me njëri tjetrin superstradën Korcë- Qafë Pllocë. Jane plagosur 6 persona, mes të cilëve një fëmijë 12 vjec, gjëndja shëndetësore e të cilit është e rëndë. 

KORCE- Një aksident i rëndë ndodhi sot në mëngjes në superstradën Korcë- Qafë Pllocë në afërsi të fshatit Petrushë.

Dy automjete të cilët udhëtonin në krah të kundërt me njëri tjetrin janë përplasur rreth orës 05.30 minuta dhe për pasojë jane plagosur 6 persona, mes të cilëve një fëmijë 12 vjec, gjëndja shëndetësore e të cilit është e rëndë.

Sipas policisë së Korcës automjeti me targa italiane që drejtohej nga një punonjës policie pranë burgut të Drenovës ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur fillimisht në një bordurë të rrugës dhe më pas me automjetin tip " Furgon" që qarkullonte në krahun tjetër.

Gjashtë të plagosurit janë dërguar në spitalin e Korcës dhe më pas 12 vjecari Sindi Coku, i cili ishte në gjendje të rëndë është transportuar në spitalin e Pogradecit.

Sipas të dhënave të para, personat e aksidentuar janë Anxhela Çoku, 35 vjec, Ledion Selimllari 36 vjec, Flora Zota 35 vjec si dhe drejtuesi i mjetit tip ford, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Të plagosurit udhëtonin si pasagjerë në mjetin privat, ndërkohë që dëmtime më të lehta ka pësuar punonjësi i policisë Klodian Dumani i cili është shoqëruar nga kolegët e tij. Policia thotë se shkak i aksidentit mund të ketë qenë humbja e kontrollit në drejtim nga punonjësi i policisë.
(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›