E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, Basha: Transparencë për krimin elektoral, Sequi: Mos vononi certifikimin

TIRANË- Transparenca e zgjedhjeve të 23 qershorit, ishte fokusi kryesor i takimit të kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe kreut të prezencës së BE-së në Tiranë Ettore Sequi. 

Pas takimit i cili zgjati përreth një orë në selinë blu, në konferencën e përbashkët për shtyp, kreu i PD-së bëri me dije se i ka shprehur shqetësimin ambasadorit të BE-së lidhur me ndërhyrjet kriminale dhe presionet gjatë dhe pas procesit zgjedhor. Basha tha se pas indicieve për parregullsi në disa qarqe të vendit, u verifikua ‘akti kriminal’ i kryer në zgjedhjet e 23 qershorit duke theksuar se PD do bëjë transparencën e plotë.

“Është konsumuar një krim elektoral, 1200 vota në Lezhë, 700 vota në Shkodër, pretendimi se nuk na lejohet të shohim krimin elektoral, nën presionin politik nga një Kolegj që duket se është nën trysni nuk i shërben zhvillimeve të ardhshme. Procesi kishte dy palë e në këtë kuadër ngrita problemet e evidentuara pas procesit në Lezhë, Shkodër e të tjera zona, ku transparenca e ardhur pas indicieve për parregullsi tregoi se në to ka pasur përdorim të elementëve kriminale për të dëmtuar votën, i rrezikshëm e i papranueshëm për perspektivën evropiane të vendit, diskretiton besimin e qytetarit te vota e lirë. Duhet të kemi transparencë të plotë të asaj që ka ndodhur dhe cdo përpjekje për ta ndalur mes presioneve edhe fizike ndaj përfaqësuesve është e dënueshme dhe është tregues se përdorimi i elementëve kriminale ishte e organizuar dhe palët duhet të marrin përgjegjësi para qytetarëve dhe ligjit. Jo të shtyhet për në kalendat greke e as të fshihet”, u shpreh Basha. 

Numri 1 i demokratëve, paralajmëroi ngritjen e një Komisioni Kombëtar për Mbrojten e Administratës, nga pushimet e pa drejta. Sipas Bashës, ky komision do të hetojë cdo rast pushime me pa të drejtë nga puna të punonjësve të administratës pas tranzicionit të pushtetit. 

Sequi: Mundësi për marrjen e statusit në dhjetor
Nga ana e tij, ambasadori i BE-së, teksa e ka përgëzuar Lulzim Bashën për zgjedhjen e tij në kryet ë PD-së, shprehu dhe një herë rëndësinë e në tranzicionit normal të pushtet. Sequi vuri theksin tek përfundimi në kohë i procesit të certifikimit të zgjedhjeve, në mënyrë që të vijohet me përmbushjen e detyrimeve të tjera siç tha ai pasi mundësitë për marrjen e statusit kandidat për në BE në dhjetor janë të mëdha. 

“Sic kam thënë dhe me përpara, dhe sic është thekuar nga kolegu im italian, e rëndësishme është të ketë një përfundim në kohë të procesit elektoral. Jemi në verë, dhe nuk ka mbetur shumë kohë, vera është ndonjëherë me temperatura të larta dhe nuk kemi shumë kohë mbetur për raportin e progresit në tetor, dhe nuk na ka mbetur shumë kohë para takimit të këshillit evropian në dhjetor”, theksoi Sequi, i cili  vlerësoi rolin e opozitës, i cili sipas tij, është shumë i rëndësishëm në integrimit e vendit.

Basha takimin e parë si kryetar i PD  me ambasadorin Sequi
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti sot rreth orës 11:00 në selinë blu, ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sequi. Ky është takimi i parë zyrtar që do të bëjë Basha në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike.

Takimi u lajmërua një ditë nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike. "Diten, e martë, 30 korrik 2013, ora 11.00, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvillon takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ettore Sequi”, thuhet në njoftim.

Nga ana e tij, kreu i misionit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi pak orë pas shpalljes së rezultateve të garës brenda rradhëve të demokratëve, deklaroi në një prononcim për mediat se “i uroj kryetarit të ri suksese. Mendoj se e pret shumë punë përpara. Ai është një njeri me të gjitha mundësitë. Personalisht nuk parapëlqej t’i jap sugjerime të tjerëve. Zoti Basha i di gjërat më mirë se unë, se çfarë duhet të bëjë”, - tha mes të tjerash Sequi. 
(m.a/e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›