Ankesat e aleateve cfare duhet te bente opozita

Marrë shkas nga situata zgjedhore në Tiranë, aleatët e socialistëve kthejnë gishtin e kritikës edhe ndaj vetes. Opozitës i mungoi qartësia në qëndrimin për reformimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thotë kreu demokristian Nard Ndoka, për të cilin situata aktuale është kosto që opozita po merr për shkak se hoqi dorë nga kërkesa për riformatimin e KQZ-së.
“Ishte domosdoshmëri ndryshimi i Kodit Zgjedhor, reformimi i tij, i KQZ-së. Në fund të fundit, opozita do të kishte garanci për administrimin e zgjedhjeve të besueshme nga të dy palëve. Mungesa e reformës na sjell krizë edhe më të madhe”-thotë Ndoka.
Kushti për një KQZ jo politike mbështetet edhe nga kreu i Demokracisë Sociale, Paskal Milo.
“Do të ishte mirë, dhe shpresoj që të jetë pjesë e reformës, që KQZ të ketë teknicienë të konfirmuar dhe jo të propozuar nga partitë politike, por të gjenden rrugët që të kemi një trup gjykues administrativ që të jetë i paanshëm në këtë proces të rëndësishëm, siç janë zgjedhjet”-thotë Milo.
Ndërsa kreu demokristian, Nard Ndoka nuk ngurron të ketë ankesa edhe ndaj komisionerëve socialistë, Paskal Milo thotë se ndryshe nga 2009, linja zyrtare e selisë rozë ka qenë shumë korrekte kundrejt aleatëve.
“Ne jemi përjashtuar si forcë politike duke shkelur edhe Kodin Zgjedhor, ku çdo parti ka të drejtë të ketë vëzhgues. Ne u përjashtuam që të vëzhgonim zgjedhjet, të kishim numërues edhe në ato zona që janë preferenicale për ne. Kjo solli prishje ekulibrash edhe brenda opozitës”-thotë Ndoka.
“Nuk është për t’u shpqetësuar. Nuk ka një fenomen masiv si në 2009-ën. Tani duhet të pranojmë që ka ndryshim thelbësor në qëndrimin e PS-së ndaj aleatëve, në kontrollin dhe mbrotjen e votës gjatë këtyre zgjedhjeve”-tha Milo.
Por pavarësisht këtyre nënvizimeve, dy aleatët e socialistëve thonë se përballë fakteve me rezultatin e Tiranës, që sipas tyre u manipuluan nga demokratët, opozita është në një linjë, atë për aksione politike të forta në rast se Kolegji Zgjedhor i shkon të njëjtës rrugë si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Rovena Moçka