E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, Berisha: PS, perpjekje per t’i demonizuar Eva Gjura

Shqiperia do te kete zgjedhjet e standardeve me te mira nderkombetare, pavaresisht perpjekjeve te vazhdueshme te opozites per t’i demonizuar ato. Kjo garanci ka ardhur dje nga kryeministri Berisha gjate diskutimit te tij te mbajtur ne samitin e Partive Popullore Evropiane, qe u zhvillua dje ne Bruksel. “Garantova miqte e mi se Shqiperia do te kete zgjedhjet e standardeve me te mira nderkombetare, me te gjitha pergatitjet me serioze qe jane bere”, u shpreh kryeministri. Duke theksuar faktin se qeveria eshte e hapur per monitorimin e zgjedhjeve, kryeministri iu ka kerkuar drejtuesve te vendeve te Bashkimit Evropian, por dhe vendeve te asociuara qe te sjellin sa me shume vezhgues per monitorimin e tyre. “Ftova qe te vijne sa me shume vezhgues nga vendet e tyre, meqenese ketu ishin rreth 17 Kryeministra dhe Presidente nga vendet anetare dhe vendet e asociuara”. Gjithashtu kryeministri eshte ndalur edhe tek qendrimet e opozites, duke u shprehur se kryetari i Partise Socialiste z. Rama, po perpiqet te beje gjithcka per te dejonizuar zgjedhjet. “Theksova se po behet nje perpjekje e shperfytyruar nga opozita per te demonizuar zgjedhjet e standardeve me te larta, qe do te zhvilloje Shqiperia. Po perpiqet te krijoje mbeshtetje ne kete drejtim, por eshte teresisht e deshtuar. Infrastruktura ultra moderne qe ka vendosur Shqiperia per zgjedhjet, vullneti i hekurt i qeverise per zhvillimin e zgjedhjeve te standardeve me te mira do te faktoje ne driten e diellit, se perpjekjet per demonizimin e tyre, per mosnjohjen e rezultatit, etj etj, do te jene te pa shpresa”, u shpreh Berisha. Lidhur me pyetjen nese ekziston frika se keto zgjedhje do te kontestohen nga opozita? Kryeministri Berisha u shpreh se, “jo frike, por kjo eshte e sigurte, qe Edi Rama nuk do te pranoje kurre rezultat tjeter pervecse atij qe do ta nxjerre fitimtare, por problemin e ka me zgjedhesit, se ka me kundershtaret. Faktikisht, kundershtar ai ka te gjithe qytetaret qe e votojne kunder, por ata votojne shumice kunder tij”. Ndersa lidhur me faktin nese keto qendrime dhe debate te perseritura per zgjedhjen, jane apo jo shqetesim per PPE-ne, kryeministri tha se, “Partite Popullore kane garanci te plote tek Partia Demokratike, tek kryeministri Berisha, ne vendosmerine e tyre per te respektuar vlerat e lirise qe kjo parti ndan me te gjithe familjen e saj. Se cili do te jete qendrimi i Edi Rames, ai eshte bere "Dushku Bis" i Evropes. Ne qofte se ju kujtohet vite me pare, partia e tij shpiku “Dushkun” dhe Dushku hyri ne terminologjine e te gjitha fjalimeve per zgjedhjet. Tani nuk eshte me Dushku, por eshte Rama vete dhe kjo eshte pune e tij”.

Problemet ekonomike, ceshtje kryesore te diskutimit ne PPE

Kryeministri Berisha, mori pjese dje ne Samitin e Partise Popullore Evropiane, i cili u zhvillua ne Bruksel. Pas samitit, kryeministri tha se ceshtjet me kryesore te diskutimit ishin problemet ekonomike dhe financiare, por nje ton i qarte optimizmi per rezultatet paraprake te reformave ne vendet me shume te prekura, dominoi Samitin dhe eshte e sigurte se pavaresisht se gjendja nuk eshte kapercyer, por reformat e ndermarra kane rezultate te qarta pozitive ne keto vende. Gjithashtu, Berisha tha se ne Samit diskutohet gjithnje edhe per ceshtje te tjera pervec axhendes qendrore dhe nje nga keto ceshtje kane qene edhe zgjedhjet ne Shqiperi.

Kreret me te larte te BE, pjesemarrese ne Samit

Ne Samitin e PPE qe u zhvillua dje ne Bruksel, moren pjese kryetare shtetesh dhe kryeministra, si dhe kryetare te partive opozitare ne Evrope, anetare te Partise Popullore Evropiane. Pjesemarres ne kete samit ishin Kancelarja gjermane Angela Merkel, Kryeministri i Spanjes Mariano Rajoy, Kryeministri i Luksemburgut Jean Claude Juncker, Presidenti i Rumanise Traian Basescu, Kryeministri i Hungarise Viktor Orban, Kryeministri i Polonise Donald Tusk, Kryeministri i Suedise Frederik Reinfeld, Kryeministri i Portugalise Pedro Passos Coelho, Kryeministri i Irlandes Enda Kenny, Kryeministri i Greqise Antonis Samaras, Kryeministri i Finlandes Jyrki Katainen etj., si dhe Presidenti i Keshillit Evropian Herman Van Rompuy dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›