Sherbimet terciare, rokade drejtuesish ne sherbime
Vendimi i Keshillit te Ministrave i miratuar pak kohe me pare per kufizim te shtreterve ne spitalet terciare dhe kthimin e nje sere sherbimeve ne klinika, ka nisur te zbatohet. Keshtu, Ministria e Shendetesise ka marre vendim, qe sherbimet te cilat jane unike ne vendin tone te mos kene ndryshime, kurse gjithe te tjerat te grupohen duke u drejtuar nga nje shef sherbimi dhe me pas nga shefat e klinikave. Ky ndryshim i parashikuar ne VKM ka sjelle edhe rizgjedhje te shefave te sherbimeve duke sjelle nje rokade ne disa prej sherbimeve, ndersa pritet qe ne ditet ne vijim Bordi drejtues i cili kryesohet nga Ministri i Shendetesise te mblidhet serish per te votuar kandidaturat per sherbimet e tjera, te cilat nuk jane shpallur. Ne votimin e bere para pak ditesh eshte bere ndryshimi i dy shefave te materniteteve ne Tirane. Keshtu ne maternitetin “Koco Glozheni” tashme do te jete Orion Glozheni ai qe do te drejtoje sherbimin, nderkohe qe tek “Mbreteresha Geraldine” drejtimi i sherbimit i eshte besuar Nikita Manokut. Po keshtu, edhe drejtimi i Sanatoriumit i eshte besuar mjekut Hasan Hafizi. E ndersa keto sherbime terciare, te cilat kane vetem nje shef sherbimi, zgjedhje jane kryer edhe per nje sere sherbimesh ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza”. Keshtu ne krye te sherbimit Infektiv dhe Dermatologjise eshte vene mjeku Pellumb Pipero, i cili aktualisht eshte edhe Drejtori i Politikave ne MSH. Ne zgjedhjet e kryera eshte ndryshuar edhe shefi i Sherbimit te ORL-se, ku ne baze te votave eshte zgjedhur mjeku Besim Boci. Po keshtu, tek Pediatria Infektive serish ka mbetur mjekja Eli Foto, kurse tek sherbimi i Pediatrise se Pergjithshme eshte emeruar ish-ministrja e Shendetesise, Anila Godo. Nderkohe qe komisioni pritet te mblidhet serish per te vendosur shefat e sherbimeve qe kane te bejne me semundjet e brendshme sic jane ato te zemres, hipertensionit, gastrologjise dhe hematologjise, si dhe drejtuesin e laboratorit biologjik dhe bakteriologjik. Nderkohe sherbimet unikale qe jane ne vendin tone nuk pritet te kete ndryshime dhe ketu bejne pjese, neurokirurgjia, imazheria, ortopedia, toksikologjia etj. Nderkohe sipas procedures se percaktuar shefat e sherbimeve do te kene te drejten e propozimit per shefat e klinikave, te cilet do te drejtojne sherbimet aktuale.
Postet
Percaktimet ligjore te bera saktesojne se shefat e sherbimeve krahas ketij posti do te jene edhe pedagoge ne fakultetet e ketij universiteti. Sipas ligjit te ri te sigurimeve shendetesore, si dhe percaktimet e bera ne ligjin e arsimit te larte, behet me dije se bordi zgjedh drejtuesit qe kane fituar ne kete konkurs duke marre si kriter kyc kandidate qe kane eksperience dhe aftesi te larta profesionale. Per rastet kur drejtuesit e sherbimeve te caktuara ne kete qender spitalore do te mbushin moshen e pensionit, ata nuk kane me te drejte te mbajne me postin e shefit te sherbimit, cka i hap udhe menjehere organizimit te konkursit per perzgjedhjen e drejtuesit te ri qe do ta zevendesoje ne kete post.
Shefat e sherbimit te zgjedhur deri me tani
“Mbreteresha Geraldine”, shef sherbimi do te jete Nikita Manoku
“Koco Glozheni”, shef sherbimi do te jete Orion Glozheni
“Shefqet Ndroqi” (sanatoriumi), shef sherbimi Hasan Hafizi
Infektivi dhe Dermatologjia, shef sherbimi Pellumb Pipero
ORL, shef sherbimi mjeku Besim Boci
Pediatria Infektive, shef sherbimi do te jete Eli Foto
Pediatria e Pergjithshme, shef sherbimi do te jete Anila Godo