E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zonat e permbytura ngrene krye braktisin PD-ne

NNSHKODRA/ Aleanca per te Ardhmen triumfon per here te pare ne bastionet e PD-se ne Berdice dhe Gur i Zi. Velipoja kthehet roze pas tete vjetesh

Partia Demokratike ka fituar bindshem Bashkine e Shkodres por ka humbur besimin e zonave te permbytura e perkatesisht Nenshkodres. Nga 6 komunat e kesaj zone Velipoja Berdica Guri i Zi dhe Ana e Malit kane zgjedhur perfaqesuesit socialiste te Aleances per te Ardhmen.


Madje dy prej ketyre komunave Berdica dhe Guri i Zi fitohen nga socialistet per here te pare ne keto 20 vjet ndersa Velipoje i rikthehet te majteve pas 8 vjetesh pasi heren e fundit qe ajo drejtohej nga nje socialist ishte ne vitet 2000-2003. Deklaratat e shumta te kryeministrit per investimet ne zonat e permbytura por qe u ripermbyten te pakten 5 here brenda vitit 2010 konsiderohen si nje nga shkaqet kryesore te kesaj levizjeje dhe fitoreve te shumta ne keto zona.


Perpara zgjedhjeve banoret e fshatrave te Gurit te Zi dhe Anes se Malit u shprehen optimiste se do te mund te merrnin parate e shumepremtuara te demshperblimeve nga ana e qeverise per permbytjet por nje gje e tille nuk ndodhi. Shpeshhere ne media ata deklaruan edhe faktin se edhe ne parate e ndara ne permbytjen e pare pati nje padrejtesi te madhe dhe se shume prej atyre qe arriten te perfitonin ndihma ne te vertete ishin persona qe nuk i kishin vuajtur permbytjet ose ishin te aferm te atyre qe merreshin me shperndarjen.

Fitorja e kandidatit socialist ne Velipoje u deklarua rreth ores 2000 te se enjtes ku pas numrit te votive rezultoi se Aleanca per te Ardhmen mori 2006 vota perkundrejt 1459 votave te Aleances per qytetarin duke i lene te majteve komunen tete vjet pas marrjes se saj.

Nderkohe ne komunen Berdice dhe Gurin e Zi te majtet nuk kishin mundur te fitonin asnjehere ne keto 20 vjet duke u konsideruar keshtu edhe si bastione te te djathteve. Por gjate se merkures ne kete komune KZAZ nr.41 shpalli fitues Besnik Brahimin me 1273 vota perkundrejt 849 votave te kandidatit te pavarur Besnik Tahiri dhe 844 votave te Qamil Xhurretes te Aleances per Qytetarin.


Ndarja e votave mes dy kandidateve te djathte qe u shoqerua dhe me nje fushate elektorale me deklarata te ashpra nga PD-ja e Shkodres dhe Xhurreta ka ndikuar ne marrjen e komunes bastion i PD-se nga PS-ja. Kjo eshte e dyta komune bastion i PD-se qe ne keto zgjedhje merret nga PS-ja pas asaj te Gurit te Zi. Por keto dy komuna te Nenshkodres nuk jane te vetmet qe ndryshojne ngjyre partie nga blu ne roze pasi dhe Velipoja u fitua nga PS-ja ku kandidati i saj Pashko Ujka fitoi ndjeshem ndaj kandidatit te PD-se Nikolle Marku. Nderkohe Ana e Malit eshte mbajtur vetem nje mandate nga te djathtet dhe me pas i eshte kthyer serish te majteve.

Nga gjashte komunat e Nenshkodres e cila ne vitin 2010 u permbyt pese here vetem Bushati dhe Dajci rikonfirmuan kryekomunaret e tyre te djathte. Kreu i Bushatit pati mbeshtetjen e banoreve te tij per shkak te investimeve te medha qe ka bere ne kete zone. Nderkohe per Dajcin u perfol se fitorja kishte jo pak te bente edhe me presionet parazgjedhore ndaj kandidatit te pavarur.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›