E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falja zbatimi fillon me 18 maj lindin dyshimet e para

Bizneset VIP Falja perfitimi yne minimal. Aktet nenligjore te qartesojne nese do kete falje per detyrimet qe i perkasin periudhave tatimore para vitit 2008 por qe jane evidentuar me pas

TIRAN- Pas dekretimit nga Presidenti i Republikes dhe botimit ne fletoren zyrtare pak dite me pare ligji pwr faljen pritet te filloje se zbatuari me date 18 maj te ketij viti. Ligji parashikon faljen e nje sere detyrimesh te prapambetura gjobat apo kamatevonesat e bizneseve rivleresimin e aseteve deklarimin e te ardhurave etj.


Drafti parashikon faljen e detyrimeve te papaguara te evidentuara deri me date 31 dhjetor 2008 ne regjistrat e administrates tatimore. Nderkaq detyrimet per vitin 2009 falen me kushtin qe biznesi te paguaje 30 per qind te principalit. Falen edhe 50 per qind e detyrimeve nese biznesi paguan gjysmen tjeter te principalit. Po ashtu bizneset dhe individet kane te drejte qe te legalizoje cdo shume monetare te padeklaruar kundrejt pageses se tarifes prej 3 per qind. Projektligji parashikon edhe nje sere lehtesish per bizneset e vogla sic jane falja e detyrimeve te papaguara deri ne fund te 2010-s apo falja e gjobave per kasat fiskale nese ato i kane vendosur deri me 28 shkurt 2011 etj.


Per zbatimin e ligjit ne terren jane miratuar edhe udhezimet perkatese nderkohe qe ka nje pike te tij per te cilen bizneset jane skeptike per perfitimin real qe ata do te kene nga kjo nisme. Dyshimi ka te beje me nenet 19 dhe 20 ne te cilat parashikohet falje e detyrimeve te bizneseve te medha. Me konkretisht pika c e nenit 19 thote Falen detyrimet tatimore te papaguara te tatimpaguesve persona juridike apo persona fizike te regjistruar si subjekt i TVSH-se qe jane te evidentuar ne regjistrat e administratave tatimore deri ne daten 31 dhjetor 2008. Pra ligji parashikon faljen e te gjitha detyrimeve te papaguara me kushtin qe ato te jene regjistruara ne regjistrat e administrates tatimore deri ne fund te vitit 2008. por qe detyrimet te falen duhet qe tatimet te kene bere nje kontroll tek nje biznes X para dates 31 dhjetor 2008 dhe ti kene evidentuar ato ne regjistra si detyrime te papaguara. Shqetesimi i bizneseve ka te beje me faktin se cfare ndodh nese kontrolli eshte bere pas dates 31 dhjetor 2008 dhe rrjedhimisht detyrimet jane evidentuar ne regjistrat e tatimeve pas kesaj dite kur eshte edhe limiti ligjor qe lejon faljen. Pra sipas tyre nje biznes mund te kete detyrime te papaguara per periudha tatimore si viti 2004 apo 2005 te cilat jane pasqyruar ne regjistrat e tatimeve pas vitit 2008. duke iu referuar percaktimeve ligjore bizneset pretendojne se keto detyrime nuk do te falen dhe rrjedhimisht perfitimi i tyre nga falja qe po aplikon qeveria do te jete minimal.

Une mund te kem detyrime te papaguara qe prej vitit 2005 apo 2006 por kontrolli tatimor eshte bere ne janar 2009 ku edhe jane evidentuar keto detyrime nderkohe qe ligji thote qe falen vetem ato qe jane regjistruar deri ne fund te vitit 2008 cfaredo behet ne kete rast Prandaj autoritetet duhet te shpjegojne pikerisht kete pike nese eshte realisht ashtu sic shprehet ne ligj ketu ka dicka qe nuk shkon -thote ekonomisti i nje kompanie private ne Tirane.



Shembull
Biznesi ka detyrime te papaguara ne nivelin e 1 milione lekeve ndaj tatimeve te cilat rrjedhin nga veprimtaria e tij ne vitin 2005 plus edhe kamatevonesat apo gjobat qe rrjedhin prej tyre. Ne vitin 2008 atij i behet nje kontroll nga ana e administrates tatimore detyrimet e pa paguara verehen dhe rregjistrohen ne rregjistra. Sipas ligjit te gjitha keto detyrime falen dhe biznesi nuk ka asnje detyrim per ti paguar ato.


Por ajo qe nuk bind biznesin ka te beje me faktin se cfare do te ndodhe nese detyrimet i perkasin te njejtes periudhe por evidentohen ne nje periudhe me te vone se sa dhjetori 2008.


Ka mjaft biznese te cilat kane detyrime te papaguara por i jane nenshtruar kontrollit pas vitit 2008. Keshtu pershembull nje biznes mund te kete detyrime te papaguara ne vleren e 2 milione lekeve pergjate vitit 2006. Kontrolli nga tatimet gjate te cilit ato jane pasqyruar edhe ne rregjistra eshte bere ne shkurt 2009. Sipas bizneseve ligji nuk parashikon faljen e tyre dhe per rrjedhoje pjesa qe do te perfitoje nga falja nuk eshte ne masen sa u perfol ne fillim te procesit.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›