E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Fatmir Mediu: PR në koalicion me PD

Kryetari i PR, Fatmir Mediu dhe anëtarë të Kryesisë në një takim qe pati sot me kryetarët e Asambleve Rajonale dhe kryetarët e Degëve të Rretheve të kësaj partie u deklaroi se edhe ne keto zgjedhje, koalicioni de te jete i njejte 

TIRANË- ''Partia Republikane do të jetë në kaolicion me Partinë Demokratike, në zgjedhjet e 28 qershorit, ndërsa marrëdhëniet konkrete elektorale si dhe veprimi politik në këto zgjedhje mbeten për t'u përcaktuar së shpejti”. Kështu deklaroi sot Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe anëtarë të Kryesisë në një takim me kryetarët e Asambleve Rajonale dhe kryetarët e Degëve të Rretheve të kësaj partie. Ky takim mbylli edhe procesin e propozimit të kandidaturave për deputet nga degët. Kryesia e Partisë Republikane do të analizojë dhe vlerësojë përfundimisht këto propozime, për të marrë një vendim të plotë në Asamblenë Kombëtare, gjatë tre javëve të ardhshme.
Në fjalën e tij, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të PR-së, z. Sabri Godo, përmendi rëndësinë e organizmit për të përballuar me sukses fushatën elektorale si dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, si dhe përcaktoi afate kohore lidhur me kandidaturat e për anëtarët e KZZ-ve, në respektim të afateve të Kodit Zgjedhor.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›