LSI: Prokuroria të hetojë skandalin e Jalës
Petrit Vasili, sekretar i Përgjithshëm në Levizjen Socialiste per Integrim i kerkoi Prokurorisë së Përgjithshme për të zbardhur të vërtetën lidhur me këtë shpërdorim skandaloz me detyrën nga Kryeministri dhe ministrat e tij.
TIRANE -Lëvizja Socialiste për Integrim ka denoncuar sërish sot skandalin e pronave në Jalë. Sipas Petrit Vasilit, sekretar i Përgjithshëm në LSI, Banka Botërore në komunikimin e saj zyrtar pa mëdyshje bën të qartë për çdo shqiptar se mashtrimi shtetëror lidhur me shkatërrimin e pronës në Jalë ka qenë shumë i madh. “Është e qartë tashmë për çdo shqiptar se ka qenë koordinatori Malltezi dhëndëri i Sali Berishës pikërisht ai që në Mars të 2007 ka kërkuar prishjet e pronave të banorëve të Jalit dhe kjo është dokumentuar shkresërisht, si dhe po ai ka vënë në dispozicion dhe fotografimet ajrore për të kryer shkatërrimin e pronave të banorëve të Jalit”-theksoi Vasili për mediat.
“LSI kërkon që Berisha dhe ministrat e tij të japin menjëherë dorëheqjen, sepse të gjithë së bashku kanë gënjyer publikisht përpara parlamentit dhe popullit shqiptar, lidhur me problemin e prishjeve duke thënë se nuk dinin gjë dhe duke ja ngarkuar përgjegjësinë Bankës Botërore”.
Ai i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme për të zbardhur të vërtetën lidhur me këtë shpërdorim skandaloz dhe të pashembullt me detyrën nga Kryeministri dhe ministrat e tij.
(d.b/BalkanWeb)