Celulari i katërt, shtohet interesimi i kompanive gjermane përpara tenderit
MPPTT-ja bëhet gati për rihedhjen e tenderit për celularin “066”. Më 2008-n komunikimi u kushtoi 600 milionë dollarë shqiptarëve
Ervin KOÇI
Pak kohë para rihedhjes për të dytën herë të tenderit të operatorit të katërt celular në vend, edhe një herë kompanitë gjermane dhe britanike të telefonisë celulare kanë rindezur interesin. Burime nga Ministria e Telekomunikacionit bëjnë të ditur për gazetën “Albania” se deri tani janë 3 kompani, dy gjermane dhe një britanike, që kanë sjellë ofertat e tyre për këtë tender. “Kompanitë gjermano-britanike ‘Orange’ dhe ajo britanike ‘T-Mobil’ janë ndër kompanitë që kanë sjellë ofertat e tyre në Ministrinë e Telekomunikacionit, me synimin për të marrë pjesë në garë”. Po të njëjtat burime thënë se më parë po pritet rishqyrtimi i vendimit nga Këshilli i Ministrave pas anulimit të tenderit të parë për këtë operator. Pas këtij rishqyrtimi, që pritet të ndodhë këtë javë, MPPTT-ja do të bëhet gati të rihedhë tenderin për celularin “066”. Komisioni i përzgjedhjes së ofertave ka pasur si afat rishqyrtimi kohën 1-mujore pas anulimit që iu bë tenderit të parë. Kjo kohë do të shërbente për të kontrolluar dhe dokumentacionin e kompanive pjesëmarrëse në tenderin e hapur dhe njëkohësisht dhe bërjen e verifikimit të të gjithë aktivitetit të këtyre kompanive.
Anulimi i tenderit
Në tenderin e anuluar, që u zhvillua në datën 20 shkurt 2009, paraqitën ofertat e tyre për licencën e operatorit të katërt celular tri kompani. Këto kompani ishin: suedezja “Tele2”, kompania shqiptare “Univers PG”, me partnere kompaninë afrikane “TELMAR”, si dhe ajo kosovare “PTK”, me partnere “ACI”-n. Kjo e fundit dha dhe ofertën më të lartë në këtë tender me 7.2 milionë euro, duke qenë dhe pretendentja kryesore për fitimin e garës. Kompania shqiptare “Univers PG” ofroi vetëm 5 milionë euro, që është edhe shuma minimale që kërkohej nga komisioni për lëshimin e licencës, ndërsa kompania suedeze “Tele2” nuk ka dhënë ofertë për blerjen e licencës, por është mjaftuar vetëm me dorëzimin e dokumentacionit dhe shprehjen e interesit. Më parë nga kjo garë u tërhoq edhe kompania telefonike gjermane "Deustche Telekom", duke ua lënë stafetën kompanive të tjera të interesuara.
Kriteret e tenderit
Ofrimi i një çmimi të lartë për licencën “066” nuk është ndër kriteret kryesore për vlerësimin e kompanive. Sipas Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postave, kriteret për fitimin e frekuencave për futjen e një operatori tjetër në telefoninë celulare zgjidhen në bazë të tarifave që shoqëritë ofrojnë (sa më të ulëta të jenë, aq më gjasa ka për të fituar) dhe gjithashtu edhe në kuadër të shpejtësisë që do të ketë rrjeti lidhës (sa më i shpejtë të jetë, aq më tepër ka probabilitet që të fitohet tenderi). Komisioni i ofertave përfaqësohet nga punonjës të AKEP-it, si dhe nga një përfaqësues nga MPPTT-ja. Futja në treg e operatorit të katërt celular do të rrisë konkurrencën dhe pritet të ulë çmimet për qytetarët. Deri tani në Shqipëri funksionojnë tre operatorë të telefonisë së lëvizshme. Aktualisht, tregu i telefonisë së lëvizshme në Shqipëri numëron rreth 2.5 milionë abonentë.
Komunikimi, akoma shërbim luksi për shqiptarët
Komunikimi në forma të ndryshme vazhdon të mbetet dëshirë e shqiptarëve, aq sa gati 20 për qind e të ardhurave mesatare të çdonjërit shkojnë për këtë qëllim. Edhe pse gjatë vitit 2008, tarifat mesatare për bisedat celulare pësuan rreth 20 për qind ulje, shërbimi i internetit u rrit, kurse kostot për instalimin gati shkuan drejt minimales, të gjitha këto nuk pasqyruan kursim për konsumatorët shqiptarë. Ndoshta të ndikuar nga ideja për të mësuar gjithçka ndodh, me anë të telefonit, internetit, faksit etj., ne kemi shpenzuar gjatë 2008-ës në total rreth 600 milionë dollarë, që mesatarisht i bie 120 dollarë për çdo individ. Në vitin 2007, shpenzimi për komunikim arriti në rreth 500 milionë dollarë. Një pjesë e këtyre të dhënave janë publikuar nga autoriteti i komunikimeve elektronike dhe postave, kurse pjesa tjetër nga Drejtoria e Tatimeve. Pjesa dërrmuese e shpenzimeve shkuan për bisedat celulare, rreth 520 milionë dollarë, në një kohë që në treg operojnë tri kompani celulare. Vetëm njëra nga këto zotëron 55 për qind të tregut. Pjesa tjetër e shpenzimeve, rreth 80 milionë dollarë, kanë shkuar për telefonat fiks, internet etj. Në total janë rreth 105 operatorë, të vegjël dhe të mëdhenj, që ofrojnë shërbimin e telekomunikacionit. Nga statistikat zyrtare, 8 nga 10 individë kanë celular, me një rritje prej rreth 15 pikë përqindje. Rreth 2 milionë e 700 mijë persona në Shqipëri janë të pajisur me aparate celularë, duke iu referuar shitjeve të kartave sim. Pavarësisht këtij numri, në dukje i lartë, krahasimet me vendet e tjera të BE-së sa i takon përdorimit të celularit, nuk na nxjerrin dhe aq pozitiv, pasi në 10 individë, përdoren 12 aparate. Tarifat në tregun e bisedave celulare kanë pësuar ulje të dukshme, duke nisur nga muaji shtator i vitit 2008, në nivele 30-60 për qind. Vetëm tri operatorët celularë krijuan një xhiro vjetore prej 520 milionë dollarë, kurse në 2007-n shifra e afarizmit ishte 480 milionë dollarë.
25 Mars 2009