Kavajë, ushtria në ndihmë të rezervuarit
Rreth 20 forca ushtarake si dhe mjete të specializuara të xhenios po punojnë për përforcimin e digës së rezervuarit të Sharrdushkut në komunën Kryevidh. Ndërkaq banorët e Spilleut dhe Greth i Mesëm, jane ende te evakuuar
KAVAJË - Forcat ushtarake të xhenios janë përfshirë sot paradite në aksionin për përforcimin e digës së rezervuarit të Sharrdushkut në komunën Kryevidh, 16 km larg Kavajës. Ky rezervuar një ditë më rrezikoi të shpërthente si pasojë e rrëshqitjeve të dherave dhe mosfunksionimit teknik të tubacionit.
Rreth 20 forca ushtarake si dhe mjete të specializuara të xhenios po punojnë për ndërtimin e një ure që do të shërbejë për transportin e lëndëve inerte deri në digë. "Ura e përkohshme, me gjatësi rreth 25 metra, do të mundësojë transportin e materialeve që do të përdoren së shpejti për përforcimin e plotë të digës së rezervuarit të Sharrdushkut", bëjnë të ditur burime të prefekturës.
Sipas tij, gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme ujërat e tepërta të rezervuarit janë derdhur normalisht drejt detit, nëpërmjet kanalit të emergjencës që u hap dje mbi digë nga mjetet dhe specialistët e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.
Ndërkaq banorët e fshatrave Spille dhe Greth i Mesëm, të cilët u evakuan për arsye sigurie, vazhdojnë të qëndrojnë të strehuar në shtëpitë e fshatrave Spanesh dhe Kazie.
Rezervuari me kapacitet 1 milion metër kub ujë është ndërtuar në vitet 1970.
(d.b/Ata/BalkanWeb)