Zgjedhjet, KQZ marrëveshje me Ministrinë e Brendshme
TIRANE-Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe Keshilli i Ministrave ne kuader te parapergatitjeve per zgjedhjet e 28 qershorit kane nenshkruar paraditen e sotme nje marreveshje bashkepunimi. Arben Ristani dhe Dëshira Subashi për KQZ dhe Bujar Nishani në emër të qeverisë kanë hedhur firmën mbi draftin i cili sipas firmëtareve do të garantoje ecurine e procesit zgjedhor te 28 Qershorit.
Ministri i Brendshem Nishani tha se dikasteri i tij me firmosjen e kesaj marreveshje merr persiper garantimin e infrastructures se brendshme te zgjedhjeve detyrime keto te percaktuara nga Kodi Zgjedhor. Nishani tha se strukturat qe ai drejton do te garantojne funksionimin sa me normal te ambjenteve zgjedhore dhe te numerimit te votave. “Ministria e Brendshme, tha Nishani, do te vazhdoje angazhimin maksiimal per garantimin e nje procesi zgjedhor me standarte europiane. Ne fjalen e tij kreu i KQZ, Ristani, tha se bashkepunimi me qeverine ka qene i ngushte dhe frytdhenes. “Bashkepunimi me Ministrine e Financave për buxhetin e KQZ, me Ministrine e Brendshme për regjistrin elektronik dhe me prefektetet per zyrat rajonale te KQZ kanë qënë disa nga bashkëpunimet e ngushta me qeverinë”, perfundoi Ristani.
Shqiptaret do te votojne me 28 Qershor per te zgjedhur deputetet e rinj te parlamentit.
(d.b/BalkanWeb)