E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Punës Gumi betohet përpara Presidentit

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, z. Gumi bëri betimin përpara Presidentit të Republikës, i cili, pasi i dorëzoi dekretin e emërimit. Gumi zevendeson Duron qe u dorehoq pak dite me pare 

TIRANE-Ministri i ri i Punës Viktor Gumi ka bërë betimin sot para kreut te shtetit. Zyra për shtyp e Presidencës njoftoi para pak minutash se në praninë e Presidentit Bamir Topi, Sekretarit të Përgjithshëm të Institucionit të Presidencës, Aleksandër Flloko, Drejtorit të Kabinetit, z. Dashamir Xhaxhiu dhe anëtarëve të kabinetit të Presidentit dhe të ftuarve të tjerë, u zhvillua sot në Pallatin e Brigadave ceremonia e betimit të Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, z. Viktor Gumi.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, z. Gumi bëri betimin përpara Presidentit të Republikës, i cili, pasi i dorëzoi dekretin e emërimit, i uroi ministrit Gumi suksese në detyrën e lartë dhe të vështirë.

Gumi do të zëvëndësojë Anastas Duron që u dorëhoq pak ditë më parë pas zhvillimeve politike që pati partia ku ai bënte pjesë, PBDNJ. Para pak ditësh kreu i PBDNJ zgjodhi të bënte koalicion në zgjedhjet parlamentare me opozitën e majtë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›