E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Remzi Hoxha”, dëshmi bombë e rojës në Vain të Lezhës

Ish-roja i viles në Vain te Lezhes qe njihej si baze e SHIK-ut ka deshmuar sot pa pranine e kamerave ne Gjykaten e Larte se ka qene deshmitar kur ne kete vend silleshin persona te mbuluar me thes ne koke 

TIRANE-Gjykata e Krimeve të Rënda eshte perballur sot me nje nga deshmite më te forta në procesin per zhdukjen e biznesmenit shqiptaro- maqedonas, Remzi Hoxha. Viktor Sokoli, ish-roja i viles në Vain te Lezhes qe njihej si baze e SHIK-ut ka deshmuar sot pa pranine e kamerave se ka qene deshmitar se ne kete vend silleshin persona te mbuluar me thes ne koke. Madje roja e bazes ka guxuar te permende edhe emra konkrete. Para trupit gjykues ai eshte shprehur se kishte pare nje oficer te SHIK-ut me emrin Budjon qe kercenonte Remzi Hoxhen. Kete deshmi roja pranoi se ia kishte pohuar edhe dy vjet me vone drejtorit te bazes se Vainit. Ne procesin gjyqesor ndaj ish-punonjesve te SHIK-ut, prokurori i ceshtjes kerkoi deshmitar, shtetasin kosovar Shaqa Shatri, kerkese te cilen gjykata nuk e pranoi.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›