Kodheli: Ne listen e deputeteve, emrat e duhur

Zedhenesja e Partise Socialiste, Mimi Kodheli, deklaroi se lista e kandidateve per deputete qe do te dorezohet sot ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve do te kete ne radhet e saj, emra shume premtues, njerez te kualifikuar dhe anetare te talentuar te kesaj force politike.
"Qellimi, - tha Kodheli, - eshte sherbimi ndaj qytetareve shqiptare".
Zedhenesja e PS-se ne nje dalje te shkurter per mediat, sqaroi se procesi per te perfshire te perzgjedhurit e partise eshte i veshtire, nderkohe qe theksoi se vizioni eshte i qarte: Ndryshim i Shqiperise, permes politikes se re.