E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet KiE delegacion ne Tirane

Një përfaqësi e Kongresit të Autoriteteve Lokale e Rajonale nga Këshilli i Evropës do të vizitojë Tiranën përpara zgjedhjeve të 8 majit.

I ashtuquajturi Delegacion Para-zgjedhor përbëhet nga 3 vetë, një francez, një gjeorgjian dhe një cek.

Delegacioni do të takohet me ministrin e Jashtëm Haxhinasto, zv.ministrin e Brendshem Poni, kreun e KQZ-së Ristani dhe nënkryetaren e bashkisë së Tiranës, Dhimitri.

Lajmërohet se kjo përfaqësi do të bisedojë dhe me përfaqësues të ndryshëm të partive politike, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe medias.

Nga datat 4 deri në 10 maj, ky organ i Këshillit të Evropës do të sjellë në Shqipëri një delegacion të dytë për të vëzhguar zhvillimin e zgjedhjeve lokale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›