Zgjedhjet, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë takim në Gjirokastër
GJIROKASTER - Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë gjatë një takimi në qarkun e Gjirokastrës me aktorë lokalë, ka diskutuar mbi vëzhgimin e zgjedhjeve dhe monitorimin e këtij procesi.
Në këtë fazë Koalicioni është duke nxitur një debat kombëtar, ku qytetarë dhe grupe të ndryshme interesi i kërkojnë KQZ-së dhe institucioneve kryesore që luajnë rol në proces, të zbatojnë Kodin Zgjedhor deri në momentin e certifikimit të zgjedhjeve.
Konkretisht ne Gjirokastër, qark ku vëzhguesit kanë evidentuar parregullsi të shumta por që palët thanë se nuk e dëmtuan procesin, aktorët lokalë nënvizuan se Kodi Zgjedhor është rregullatori i procesit dhe shkon përtej dakordësive të palëve pjesëmarrëse në garë. Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka kërkuar që legjitimiteti të mos përdoret si një mjet për cënimin e ligjshmërisë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)