E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos sot për ankimimet për Lezhën

TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë sot për kërkesat ankimore të dy partive, PS dhe PD, pas administrimit dje të 16 kutive të qarkut Lezhë. Sipas njoftimit të KQZ-së ankimimet për Lezhën pritej të shqyrtoheshin në orën 12:00, por mbledhja u shty për në orën 18:00, me pretendimin se nevojitet më shumë kohë për paraqitjen e konstatimeve pas hapjes së kutive.

Në orët e vona të së mërkurës përfundoi në KQZ rinumërimi i votave i 10 kutive, që i përkasin qytetit të Lezhës, për të cilat PD kërkonte rivlerësim të tabelave të rezultateve të tyre, pasi mungonin tabelat origjinale. Në mbyllje të rinumërimit rezultoi mospërputhje e votave, edhe mes atyre të raportuara nga grupet e numërimit në sistemin elektronik të KQZ-së për këto qendra, mbi bazën e të cilave u bë edhe ndarja e mandatit.

Nga ana tjetër, PS kërkonte pavlefshmëri në 6 qendra të votimit në këtë qark, pasi, sipas tyre, fletët e votimit ishin më të shumta në numër se sa ai i votuesve që kishin marrë pjesë në proces. 
Vendimi i KQZ-së i 10 korrikut ndryshoi raportin e mandateve mes koalicioneve, 4 me 3, në favor të koalicionit të djathtë. 

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›