Zgjedhjet, LSI nënshkruan me Partinë e Emigrantëve
Marrëveshja u nënshkrua në selinë e LSI-së në Tiranë, nga kryetari i kësaj partie, Ilir Meta dhe ai Partise se Emigrantëve Shqiptarë, (PESH-it), Ymer Kurti. Meta premtoi se LSI do bëje gjithçka per emigrantet
TIRANË-Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia e Emigrantëve Shqiptare (PESH) nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, që do të mbahen në 28 qershor. Marrëveshja u nënshkrua në selinë e LSI-së në Tiranë, nga kryetari i kësaj partie, Ilir Meta dhe ai PESH-it, Ymer Kurti.
“Ky bashkëpunim do t'i shërbejë afirmimit të emigrantëve shqiptarë që të përfaqësohen drejtëpërdrejtë në Kuvendin e ri të Shqipërisë", tha z. Meta pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje. Sipas tij, zëri i shqiptarëve që jetojnë jashtë duhet të jetë një zë që duhet të dëgjohet drejtëpërdrejtë në kuvendin që do të dalë pas zgjedhjeve të 28 qershorit.
Kreu i LSI-së premtoi se forca që drejton do të bëj gjithçka për njohjen e sigurimeve shoqërore, shëndetësore të emigrantëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në vende të ndryshme, si dhe do të favorizojë investimet e tyre në Shqipëri. "Me njohuritë dhe eksperiencën që kanë fituar në vendet ku jetojnë dhe punojnë, emigrantët do të kontribuojnë shumë për arritjen e standardeve europiane në Shqipëri”, vlerësoi ai.
Kryetari PESH-së, Ymer Kurti shprehu besimin se “nën kujdesin dhe përkrahjen e LSI-së, do të vihen në rrugën e duhur të gjitha problemet, dhe emigrantët do të kenë përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e ardhshëm”.
(d.b/BalkanWeb)