“Ford Diks” me shqiptarët denohen dhe dy të tjerë
Nje dite pas denimit te tre vellezerve shqiptare Dritan, Elvir dhe Shain Duka, gjykata amerikane ka denuar jordanezin Mohamed Shnever me burg perjete, ndersa turku Serdar Tatar eshte denuar me 33 vite me burg me pak
NJU XHERSI-Gjykata amerikane në Kamden të Nju Xhersit i ka dhënë dënime maksimale dhe dy personave të tjerë të perfshire në komplotin per te vrare ushtare amerikane ne bazen Fort Diks. Keshtu nje dite pas denimit te tre vellezerve shqiptare Dritan, Elvir dhe Shain Duka, gjykata ka denuar jordanezin Mohamed Shnever me burg perjete, plus dhe 30 vjet per rolin e tij drejtues ne komplotin ne fjale. Ndersa turku Serdar Tatar eshte denuar me 33 vite me burg me pak se kater te tjeret te perfshire ne kete komplot. Keshtu gjykata amerikane i jep fund gjyqit per pese personat qe pergatiten nje plan per te sulmuar bazen amerikane afer Filadelfias. Edhe pse ky sulm nuk u krye kurre, te pese te denuarit u konsideruan si terroriste te rrezikshem. Te pese personat u arrestuan ne maj te 2007. asnje prej tyre nuk e pranoi fajesine madje kane akuzuar shtetin amerikan per konspiracion ndaj tyre. Prinderit e tre vellezerve shqiptare Duka kane ngritur zerin dhe kane thene se femijet e tyre jane te pafajshem. Ferik Duka, babai i dibraneve te denuar per terrorizem tha se ai kishte bindjen se femijet e tij nuk kane bere asgje te keqe kunder shtetit amerikan. Nderkohe ketyre denimeve, mediat serbe, greke dhe ruse ne SHBA i kane bere nje jehone te madhe, pasi ne kete menyre ata kane pergjithesuar komentet e tyre per shqiptaret si njerez me prirje islamike.
(d.b/BalkanWeb)