Opozita ne kaos PS nuk percakton dot kandidatet

Ngerci shtyhet serish perzgjedhja e kandidateve. Regjistrimi PS jashte afateve ligjore
Partia Socialiste serish dje ne mbledhjen e kryesise se saj nuk arriti te percaktoje kandidatet ne kuader te zgjedhjeve te ardhshme vendore te 8 majit 2011. Edhe pse u mendua se ne kete mbledhje do te percaktoheshin te gjithe kandidatet e bashkive dhe komunave ashtu sic u realizua dje nga koalicioni Aleanca per qytetarin kontradiktat e medha per menyren se si jane kryer deri me tani perzgjedhjet ku shpesh here nga vete baza socialiste ka pasur akuza per perzgjedhje preferenciale nuk bene te mundur zyrtarizimin e kandidateve. Mesohet nga burimet prane selise roze se mbledhja e dites se djeshme eshte shtyre per tu vazhduar serish sot dhe se arsye kryesore e kesaj shtyrjeje ka qene ekzistenca e shume kandidaturave dhe kontradiktat e medha qe kane dale midis vete socialisteve ne perzgjedhjen e kandidateve zyrtare . Vetem nje pjese e kandidateve jane zyrtarizuar ku kryesisht jane ato te cilet rikandidojne ne bashkite e medha. Keshtu jane zyrtarizuar kandidaturat e Shpetim Gjikes ne Vlore Vangjush Dakos ne Durres Flamur Bimes ne Gjirokaster Qazim Sejdinit ne Elbasan Baftjar Zeqos ne Fier Gjok Jakut ne Lezhe dhe te Fatos Tushes ne Lushnje. Dy emrat e fundit te cilet jane edhe deputete aktualisht te selise roze duhet te heqin dore nga kjo detyre tashme dhe vendin e tyre e zene emrat te cilet kane qene nje vend me poshte ne listen emerore te zgjedhjeve te kaluara parlamentare. Veshtiresite ne perzgjedhje dhe kontradiktat e shumta midis vete socialisteve i pranoi edhe kreu socialist Edi Rama edhe pse jo drejtperdrejt ne nje deklarate per shtyp menjehere pas mbledhjes se kryesise. Keshtu Rama deklaroi se - Kemi veshtiresine ne zgjedhje pasi kemi nje numer te larte kandidatesh. Kemi zona te tera ne te cilat eshte realisht nje zgjedhje e veshtire mes kandidatesh burra e gra qe i ofrojne koalicionit tone eksperiencen e tyre dhe cilesite e tyre. Ne kemi detyrimin qe te bejme zgjedhjen per vetem nje person. Tek e fundit perzgjedhja bie vetem mbi nje kandidat dhe te gjithes se bashku duhet te mbeshtesim nje kandidat. Midis kandidateve ka nga ata qe kane avantazhet e tyre por nga ana tjeter eshte shume e rendesishme qe te kuptohet nga te gjithe ne mbeshtetesit e kesaj aleance qe pas kesaj perzgjedhje duhet filluar beteja jone per Shqiperine per qytetin komunen - tha Rama. Ne kete deklarate te kryesocialistit nenkuptohet qarte se ne mbledhjen e djeshme te kryesise kane qene me te vertete te shumta debatet dhe kontradiktat per emrat duke sjelle keshtu shtyrjen e procesit te zyrtarizimit te kandidaturave per kryetar bashkish dhe komunash nga ana e opozites. Po ashtu edhe ne kete rast kreu i selise roze nuk reshti se akuzuari mazhorancen dhe kryeministrin e vendit ku sipas Rames rruga e zgjedhur nga ky koalicion eshte ajo e shpifjes dhe e grabitjes. Kjo nuk eshte nje beteje per ato qe do te ulen ne karrigen e kryetarit te bashkise apo komunave. Kjo eshte nje beteje per te ndryshuar Shqiperine nje beteje per te ndare nga rruga e grabitjeve dhe e shpifjeve - deklaroi Rama. Keshtu edhe dje opozita nuk arriti te zyrtarizonte kandidatet e saj per zgjedhjet e ardhshme vendore ku shkaku kryesor per kete shtyrje ishin kontraditat e medha brenda vete socialisteve dhe njekohesisht me aleatet. Peng i kaosit ne PS mbeten dhe aletatet te cilet nuk dine ende se ke zone do te mund te kene te lire kjo pas vendimit te kryesocialistit Edi Rama.