Ndërtimet shkatërrojnë Ujin e Ftohtë, ndotet burimi i famshëm i Vlorës
Vlorë- Burimi i Ujit të Ftohtë të Vlorës, ku ndalojnë vizitorë të shumtë për të pirë por që përdoret edhe nga shumë familjarë rezulton i ndotur.
Specialistë të Drejtorisë së Shëndetit publik në Vlorë, sipas Top Channel, pohojnë se nga analizat e bëra uji ka rezultuar me nivel të lartë ndotjeje bakteorologjike, ndaj kërkojnë që ky ujë të mos konsumohet.
Rreth 400 banesa të ndërtuara pa leje në zonen e Ujit të Ftohtë kanë ndikuar në ndotjen e ujit ëe këtij burimi. Mbeturinat e krijuara nga familjet që banojnë në to depertojnë në shtresat ujëmbajtëse të burimit, por edhe më e madhe është ndotja e shkaktuar nga bagëtitë e familjeve që kanë ndërtuar pa leje në këtë zonë turistike.
Që prej vitit 2009 burimet e Ujit të Ftohtë në Vlorë kanë marrë statusin ” Zonë e mbrojtjes emergjente ” i cili e mbron nga ndërtimet pa leje dhe detyron organet vendore të marrin masa të rrepta për çdo investim në zonën e Ujit të Ftohte Vlorë.
Por deri më tani ky status nuk është respektuar. Ndërkohë drejtoria e ujësjellësit në Vlorë garanton se uji që u shpërndahet konsumatorëve nëpërmjet rrjetit të ujësjellesit nuk është i ndotur pasi klorinohet rregullisht. Sipas specialsiteve ndotja e burimit tek Uji i Ftohtë në Vlorë është kërcënim serioz për shëndetin e konsumatorëve në Vlorë aq më teper kur jemi në prag të sezonit turistik gjatë të cilit qyteti bregdetar mbipopullohet.