E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, përmirësohet moti, por Oboti mbetet i izoluar nga uji

SHKODER - Pavarësisht përmirësimit të situatës nga përmbytjet në Shkodër dhe tërheqjes së ujit, fshati Obot në komunën Ana e Malit duket se nuk e ka ndjerë shumë këtë përmirësim të motit. Për banorët atje mënyra e vetme për të lëvizur janë varkat, ndërsa ajo çfarë shohin nga mëngjesi deri në mbrëmje është vetëm uji.

“Po bëhet një muaj që jemi në ujë. Ndoshta në zonat e tjera iku uji, këtu nuk ikën. Fshati është krejtësisht i izoluar prej ujit. Fshati jeton me katër gjëra, blegtori, pemë dekorative, sera dhe pemë frutore, të tëra janë kalbur krejtësisht. Fillon sezoni veror, ne jemi krejtësisht në ujë, të izoluar.”- shprehen banorët.

Dëmet janë shumë të mëdha. Teksa udhëton drejt qendrës së këtij fshati me varkë, syri të sheh pemë të tëra dekorative të llojeve të ndryshme, të cilat tashmë janë dëmtuar krejtësisht.

Gjendja në të cilën ndodhet fshati Obot në Shkodër tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare. E përditshmja "Washington Post" publikoi një ditë më parë dokumentarin e realizuar pikërisht në këtë fshat për shkak të përmbytjeve.

(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Shkodër, fshati Obot sërish në ujë, banorët lëvizin vetëm me barka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›