E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet Policia e Shtetit shperblen efektivat blu per oret jashte orarit

Pas një muaji angazhimesh në fushatën elektorale, ditën e zgjedhjeve dhe një javë përballjeje me deputetë dhe militantë të Partisë Socialiste pranë KQZ-së, mbërrin një lajm i mirë për efektivat e policisë.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka urdhëruar likujdimin e orëve të punës jashtë orarit për efektivat blu.

Ndërkohë që për shërbimet e rendit të Policisë së Tiranës, njësisë së operacioneve speciale, Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-t, është diskutuar edhe dhënia e gjysmë rroge shpërblim.

Lajmi është konfirmuar për “ABC News” nga burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Angazhimi i Policisë për zgjedhjet e 8 majit mori vlerësime maksimale organizata ndërkombëtare e vëzhgimit të zgjedhjeve OSBE ODIR, koalicioni i vëzhguesve vendorë dhe të tjera organizma vendase dhe ndërkombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›