E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Trysnia ndaj Kolegjit Zgjedhor apo KQZ-se pengon integrimin

 “I kujtojmë Partisë Socialiste, se Europa nuk kërkon të shohë se kush fitoi apo kush humbi, por nëse procesi zgjedhor u zhvillua në mënyrë të ndershme, transparente dhe sipas ligjit”.

Kështu deklaroi kandidatja e Partisë Demokratike për këshillin bashkiak të Tiranës, Jorida Tabaku, gjatë një deklarate për shtyp.

Duke shtuar se është dakord me Partinë Socialiste se procesi i integrimit europian të Shqipërisë është jetik, ndërkohë që vazhdon procesi ligjor për të vendosur mbi rezultatin e ngushtë në zgjedhjet e Tiranës.

“Çdo deklaratë e ndërkombëtarëve ka theksuar nevojën për vendime të bazuara në ligj, dhe jo sipas interesave politike.

Ndërkombëtarët i kanë kërkuar të dy palëve politike, që të punojnë për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri.

Partia Demokratike është e angazhuar në këtë drejtim”, shtoi ai.

Duke përfunduar se çdo përpjekje për të dëmtuar procesin ligjor, duke ushtruar trysni ndaj kolegjit zgjedhor apo KQZ-së, në mënyrë që vendimet të merren mbi interesa politike, dhe jo bazuar në ligj, vetëm sa dëmton integrimin europian të Shqipërisë.

“Partia Demokratike beson tek Kushtetuta e Shqipërisë dhe Ligjet Ndërkombëtare, që thonë se çdo votë është e barabartë dhe se çdo votë duhet vlerësuar drejt.

Përse Edi Rama vazhdon ta mjegullojë çështjen, në vend që të pranojë se ai ka frikë nga respektimi i këtyre parimeve.

Sepse ai ka frikë nga vendimet e institucioneve të pavarura, nga numërimi i çdo vote, nga dëgjimi i zërit të çdo qytetari”, përfundoi ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›