Rezultati i Tiranës, Kolegji shqyrton sot ankimimin e PS-së

Kolegji Zgjedhor pritet të marrë sot në shqyrtim kërkesën ankimore të paraqitur nga Partia Socialiste, për t`a detyruar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve të shpallë rezultatin përfundimtar për Tiranën.
Kërkesa u bë një javë më parë kur KQZ nuk futi në rend dite një projekvendim të paraqitur nga socialistët për këtë çështje. Kërkesa e Partisë Socialiste ka të bëjë me mosshpalljen në kohë të rezultatit në njësinë numër 5 në kryeqytet.
Po sot Partia Socialiste pritet të dorëzojë në KQZ edhe ankimin për ligjshmërinë e rezultatit për Tiranën, rezultat që u shpall pas numërimit të votave që u gjetën në kutitë e gabuara. Socialistët mësohet se do ta mbështesin këtë ankimim në mosrakordimin e shifrave në tabelat ku u gjetën fletët e gabuar. Nga kjo rezulton se në Tiranë janë gjetur 870 vota më shumë sesa numri i votuesve që morrën pjesë në proces. Ndërsa të premten Kolegji Zgjedhor merr në shqyrtim ankimimin e PS për të rrëzuar poshtë aktin e numërimit të votave të hedhura në kutitë e gabuara.