E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Rama mbledh kandidatët për deputetë

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbledhur në një takim 140 kandidatët për deputetë në rrethe dhe krerët e bashkive që qeverisen nga socialistët.
Takimi u mbajt me dyer të mbyllura në një prej hoteleve në qendër të Tiranës, gjatë të cilit u bë analiza e situatës së krijuar pas zgjedhjeve dhe rezultatit të deritanishëm të PS, kur ende nuk është shpallur rezultati përfundimtar nga KQZ.
Një ditë më parë, kryesia e PS-së vendosi të mos njohë rezultatin e zgjedhjeve, nëse nuk lexohet vullneti i fierakëve në 9 kutitë shumë të debatuara të KZAZ 20 në këtë qytet.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›