E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet Rrogozhinë/ Rezultatet në garën për kryetar të Bashkisë

Deri më tani janë numëruar 38 qendra votimi nga 54, ku kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla kryeson me 4062 vota.

Ndërsa kandidati i partisë “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha deri tani ka marrë 3306 vota.

Votimi në Rrogozhinë për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri të këtij qyteti është mbyllur rreth orës 19:00 të ditës së diel.

Në garë ishin 2 kandidatë, ai i PS-së, Edison Memolla dhe i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha. 

Ende nuk ka nisur numërimi për kutitë në njësitë administrative Gosë dhe Sinaballaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›