Zgjedhjet në Rrogozhinë, dorëzohen 54 kutitë e votimit në KZAZ 43, nis numërimi i votave nga GNV-të

Hyn në fazën finale procesi i zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës. Pas votimit dhe mbylljes zyrtare të qendrave të votimit, pritet të nis procesi i numërimit të votave të hedhura nga zgjedhësit në kutitë e votimit.
Në KZAZ-në 43, ku do të kryhet edhe procesi i numërimit, janë dorëzuar të 54 kutitë e votimit. Në këtë KZAZ janë vendosur edhe Grupet e Numërimit të Votave (GNV), të cilët do të numërojnë votat.
Deri në këto momente nuk është raportuar ndonjë problematikeë gjatë procesit të dorëzimit të kutive.
/rtsh.al/