E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartat, Veliaj apel Berishës: Tu jepen falas të varfërve

Kreu i Lëvizjes “G99” Veliaj gjatë një vizite në 2 familje të varfëra në Bathore, i ka bërë thirrje qeverisë që kartat të jepen falas për qytetarët. Veliaj tha se jo vetëm të pasurit, por dhe ata që skanë mundësi ekonomike duhet të pajisen me karta. 

TIRANE- Një ditë pas deklaratës së kryeministrit Berisha se, “kartat e identitetit nuk do të jepen falas”, kreu i grupimit politik “G99” Erjon Veliaj, vizitoi sot dy familje të varfëra në Bathore për të parë se sa mundësi ekonomike kanë familjet shqiptare për të aplikuar për letërnjoftimet.

Veliaj, vizitoi familjen e Haxhi Bytyçit nga Hasi, e cila ka ardhur në zonën e Bathores që në vitin 1993 dhe nuk merr asnjë ndihmë ekononike apo sociale. Për të mbijetuar ai dhe pjesëtarët e familjes qepin këpucë për të fituar 2000 lekë të vjetra në ditë, por i pyetur se a ka mundësi për të aplikuar për kartat u shpreh qartë se para nuk kam, por as borxh nuk do të marrë për të aplikuar për letërnjoftimet.

“Nuk marrë asnjë lloj rroge, apo ndihme ekonomike ndaj edhe për kartë nuk do të aplikojë dhe në borxhë për të bërë aplikimin nuk do të futem. Nuk kam mundësi të futem borxh për karta pasi jam futur për të ngrënë”, u shpreh kryefamiljari i familjes Bytyçi.

Duke parë gjendjen e familjes Bytyçi dhe të shumë familjeve të tjera shqiptare që jetojnë në kushte të tjera, Veliaj, i bëri apel qeverisë që letërnjoftimet të jepen falas dhe në zgjedhje të mos votojnë vetëm të pasurit, apo ata që kanë mundësi të marrin një letërnjoftim.

“Rasti konkret sot është ai i Haxhiut, i cili pa ndihmë ekonomike, dhe në kushte sociale të mjerueshme duke qëndruar shumë afër kryeqytetit e ka të pamundur të paguajë koston e kartës për veten dhe familjen e tij”, tha Veliaj.

Më tej kreu i “G99” Veliaj tha se, “kjo gjë nuk është e drejtë që vetëm të kamurit të marrin vendime, ndaj dhe insistojmë sot që kartat të jepen falas për qytetarët”

E njëjta situatë shfaqet dhe në familjen e Lina Pjetrit, e cila ka 8 fëmijë dhe pamundësia ekonomike mund ta lërë jashtë të drejtës për të votuar në qershor. Veliaj tha se fatura për dhënien e kartave falas është 7 milion euro të cilat kanë vlerën e vetëm 300 metër rrugë të aksit Durrës-Morinë që po ndërton qeveria. 

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›