PS91, Koçi takon Ahmetin
Në kuadrin e një politike aktive rajonale, Petro Koçi, kryetar i PSV 91, zhvilloi një vizitë pune në Maqedoni, ku takoi një sërë personalitetesh politike të vendit fqinj. Në selinë e BDI-së në Tetovë ai pati një bisedë të gjatë miqësore me liderin e kësaj partie, Ali Ahmeti. Koçi ka uruar Ahmetin dhe gjithë politikën shqiptare në Maqedoni për arritjen e standardeve ndërkombëtare në procesin zgjedhor. "Kjo përbën një arritje frymëzuese për ne dhe nxitje që procesi ynë elektoral i 28 qershorit të realizojë zgjedhje plotësisht të lira dhe të ndershme", u shpreh Koçi. Kryetari i BDI-së shprehu gëzimin e tij për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe theksoi rolin e përbashkët të së gjithë klasës politike të Shqipërisë në realizimin e këtij objektivi euroatlantik.