E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, ambasadori Arvizu pret pyetje për bashkëbisedim online

arvizAmbasada amerikane njofton përmes faqes zyrtare   në “Facebook”, se Nesër, 17 qershor, në orën 14:00, Ambasadori Alexander A. Arvizu do tu përgjigjet pyetjeve tuaja në një bashkëbisedim të drejtëpërdrejtë online, nëpërmjet programit Pyet Ambasadorin.

Sipas ambasadës, tema e këtij bashkëbisedimi do të jetë: Zgjedhjet e Ardhshme Parlamentare.  Nëse keni pyetje mbi këto zgjedhje, bëjini gati dhe postojini nesër në murin (wall) e faqes së Ambasadës Amerikane në Facebook. Ne presim me kënaqësi pyetjet tuaja!- njofton ambasada./A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›