E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, arritëm standartet

29/06/2009  Dy liderët e partive të mëdha dhe ambasadori amerikan, e kanë vlerësuar pozitivisht procesin zgjedhor

Deklarta e Berishës

“Në këto zgjedhje askush nuk del i humbur”

Kryministri Sali Berisha, njëherësh kryetar i Partisë Demokartike, menjëherë pas mbylljes së votimeve nga të cilat do të dalë Parlamenti i ardhshëm, ka deklaruar se zgjedhjet e djeshme kanë qenë ndër më të mirat, më të lirat dhe brenda standardeve ndërkombëtare. Sipas tij, në këto zgjedhje nuk ka të humbur, por ka vetëm të fituar. Duke përdorur një gjuhë të qetë, lideri i demokratëve ka përshëndetur të gjithë përfaqësuesit e forcave politike, të cilët, sipas tij menaxhuan, të paktën sipas të dhënave të deritanishme, një proces zgjedhor dinjitoz, pasi e menaxhuan atë në tërësi në frymën e një bashkëpunimi luajal, bazuar në ligjin konsensual të miratuar nga Kuvendi. “Në këto zgjedhje nuk ka të humbur, por ka vetëm të fituar, sepse Shqipëria europiane është Shqipëria e të gjithë qytetarëve shqiptarë”, ka thënë kreu i PD-së. Ai ka shprehur falenderimet për të gjithë qytetarët shqiptarë, që e vlerësuan në mënyrën më serioze procesin zgjedhor. Berisha, duke folur në lidhje me vlerësimin përfundimtar për zgjedhjet, gjithsesi e kanë 500 vëzhgues të huaj dhe 5 mijë vëzhgues vendas. “Këto janë zgjedhjet më të vëzhguara në tërë historinë e pluralizimit në Shqipëri, ndërsa baza e re elektronike përbën risinë më madhore të këtyre zgjedhjeve. Ligji i ri konsensual dhe sistemi proporcional-rajonal kanë ulur shumë tensionet, duke ndikuar fuqishëm në një klimë krejt tjetër”, deklaroi ai. Ai ka mbajtur një rol prej diplomati edhe në lidhje me qendrimet e zyrtarëve të Partisë Socialiste në lidhje me ecurinë e procesit të votimit. Sipas Berishës, është diçka normale që opozita të nxjerrë lupën dhe ndonjëherë të keqinterpretojë, “por edhe qëndrimi i tyre ka qenë një qëndrim jo acarues”. Lideri i PD-së, i pyteur nëse do të telefononte kreun e PS-së Edi Rama për ta uruar atë në rast se ai do të fitonte, u përgjigj se po. “Në rast se ai do të fitonte do ta merrja në telefon për ta uruar”, tha Berisha.

Vlerësimi i Ramës

“U realizua objektivi i garantimit të procesit”

“Unë nuk kam më tashmë shpresë, unë kam bindje. Por unë e përsëris që nuk jam këtu për të deklaruar fitoren, respektoj në njëfarë mënyrë edhe mënyrën se si ju qas këtij momenti kryeministri”. Një mesazh i tillë është lëshuar dje nga kreu i partisë Socialiste, Edi Rama, pas mbylljes në mënyrë zyrtare të votimeve për parlamentaret e 2009, duke vënë në dukje në këtë mnyrë bindjen për fitoren në këto zgjedhje të partisë së drejtuar prej tij. Ndërkohë që gjatë konferencës së parë për shtyp gjatë ditës së djeshme, që përkoi pikërisht me mbylljen e votimeve, Rama përshëndeti jo vetëm zgjedhësit shqiptarë por dhe standardet që arriti ky proces zgjedhor. “Besoj se në radhë të parë është legjitime që t’i shpreh përultësisht falënderimet e mia të gjithë atyre që e bënë këtë ditë një ditë historike, duke realizuar pjesmarrjen më të madhe në votim, krahasuar me qyshse nuk mbahet mend. Dhe jam i bindur, që kjo ditë do të kujtohet gjatë si dita, kur populli Sovran mori në dorë fatet e tij”, u shpreh Rama. Ndërkohë, ndalur trek standardet, kreu socialist theksoi se “dua të theksoj se pavarësisht një sërë parregullsish dhe detajesh të papëlqyeshme të vëna re në pjesë të ndryshme të territorit të së Shqipërisë, në tërësi u realizua objektivi i garantimit të procesit, i garantimit të qetësisë dhe të normalitetit demokratik për qytetarët dhe qytetaret që vërshuan në masë drejt kutisë së fshehtë”. Njëkohësisht, sipas tij, deri në përfundimin e parë të këtij procesi policia e shtetit ishte në lartësinë e duhur. “Pjesa e dytë, që fillon edhe me rënien e errësirës, është pjesa e transportit të gjithë kutive të votimit për në qendrat e numërimit dhe është pjesa kur kërkohet një përqëndrim maksimal, i të gjithë aktorëve të përfshirë në proces dhe kërkohet një angazhim maksimal i policisë të shtetit, për të qenë policia e shtetit dhe për ta garantuar transportin e të gjitha kutive të votimit, duke e ruajtur integritetin e plotë të procesit”, vlerësoi Rama.

Deklarata

Ëithers: Jam i kënaqur me zgjedhjet në Shqipëri

Ambasadori amerikan në Tiranë, është shprehur i kënaqur dje me procesin e votimit në Shqipëri, duke e cilësuar atë si të qetë. Në një dalje të vonë në media ëithers është shprehur se është i kënaqur që proccesi shkoi ashtu sicc duhej. Ndërkohë që Ëithers, është shprehur dhe në lidhje me festimet që filluan kryesisht në Partinë Demokratike, menjëherë pas daljes së sondazheve. Megjithëse një metodë e huazuar nga vendet perëndimore, Ëithers u shpreh se shqiptarët për të festuar duhet të presin rezultatet zyrtare që dalin pas numërimit të votave “Kur te jetë numëruar edhe vota e fundit, atëherë unë shpresoj që shqiptarët të festojnë këto zgjedhje”, u shpreh Withers. Ambasadori amerikan duhet theksuar se ka qenë shumë i angazhuar përgjatë gjithë kohës, për zgjedhjet në Shqipëri, ku kryefjala e tij kanë qenë standardet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›