Sytë nga Kupa, katër skuadra duan finalen
Në fillim të sezonit as një nuk do të kishte vënë bast për këto skuadra që janë aktualisht në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Nëse për Skënderbeun parashikimi ishte normal, për tri të tjerat vetëm ndonjë tifoz i thekur do të besonte. Megjithatë, ky është realiteti, në futboll surprizat nuk kanë të sosur dhe ja sot, në ndeshjet e kthimit të Kupës do të kemi për herë të parë një skuadër të re në finale. Bylisi, Laçi dhe Kukësi nuk kanë qenë asnjëherë në ndonjë finale kupe, aq më tepër ta kenë fituar atë. Ndryshe qëndron situata për Skënderbeun, që e ka provuar 4 herë, por edhe korçarët këtë trofe nuk kanë arritur dot ta bëjnë të tyrin. Hera e fundit ishte vjet në finale me Tiranën, por nuk ia dolën dot. Ndeshjet e para kanë përfunduar të dyja në barazim dhe gjithçka sot është e hapur, secili ekip ka shanset e tija. Skënderbeu, pas sigurimit të titullit kampion, është fokusuar totalisht në këtë kompeticion, por rezultati 1-1 në Korçë e penalizon disi. E hapur mbetet edhe në Laç, teksa ndeshja e parë në Kukës ka përfunduar 0-0. Të paktën kuksianët nuk kanë pësuar gol.
EUROPA
Nëse Skënderbeu e kërkon këtë trofe për lavdi, skuadrat e tjera e kërkojnë edhe për një fakt tjetër: pjesëmarrjen në Ligën e Europës. Skenarët janë disa. Nëse Skënderbeu kalon në finale, atëherë fituesi i çiftit Laçi-Kukësi kalon automatikisht në Europë. Por nëse do të ishte Kukësi -Skënderbeu në finale dhe Kukësi arrinte pjesëmarrjen në Europë edhe përmes kampionatit, atëherë në Europë do të luante vendi i katërt në kampionat. Ndryshe do të ishte çështja nëse kualifikohet Bylisi, ku vetëm fituesi pastaj do të merrte pjesë në Ligën e Europës. Edhe këtu ka një miniskenar, sepse nëse do të ishte Kukësi fitues i Kupës dhe ekipi verilindor zë vendin e dytë ose të tretë në kampionat, atëherë në Ligë të Europës do të luante vendi i katërt nga kampionati. Sido që të jenë skenarët, të katra ekipet, së pari, duan finalen.
PREMIOT
Të katër presidentët, në mënyra të ndryshme, kanë motivuar ekipet e tyre edhe me premio për të arritur fillimisht finalen. Presidenti Takaj i Skënderbeut ka deklaruar madje edhe shumën, plot 35 milionë lekë të vjetra për trofeun. Ndërsa presidenti Gjici i Kukësit u ka shpërndarë së pari premion e fitores ndaj Tiranës, ndërsa shumën për të kaluar në finale do t'ua thotë para ndeshjes, në mënyrë që t'i motivojë. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe dy kolegët e tjerë, i Laçit dhe i Bylisit.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)