E Martë, 3 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Asnjë sondazh nuk e nxjerr kënetën afër nesh

TIRANË, 15 prill/ATH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se “as edhe një sondazh, në asnjë ekran nuk e nxjerr dot kënetën, jo përpara, por as aq afër nesh sa të mund të flitet për ndonjë rikthimin imagjinar të “kënetës””.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’Sy”, Rama iu përgjigj një komentuesi i cili i cilësoi komunikimet e kryeministrit si propagandë, ndërsa solli në vëmendje edhe rezultatet e sondazheve të para zgjedhore.

“Për çfarë propagande e ke fjalë? Për cilën pjesë ti mendon se populli po rrehet nga unë, se që popull nuk ha bar, këtë e di 100%. Për këtë arsye populli përsëri do t’jua tregojë se jeni pakicë ti bashkë me disa që kuak-kuak-kuakun në berbehanet e natës televizive, të cilët habiten, pataksen, çmeriten, llahtarisen dhe fillojnë edhe thonë: ‘Ç’është ky popull?!’, kur shikojnë që as edhe një sondazh, në asnjë ekran, nuk e nxjerr dot kënetën jo përpara, por as aq afër nesh, sa të mund të flitet për ndonjë rikthimin imagjinar të “kënetës””, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “ka ikur historia e kënetës, ka marrë fund, është e mbyllur”.

“Është historia e trishtueshme e vetëm atyre që vazhdojnë i besojnë kënetës që njësoj si ata të shkretët njerëzit e kënetës që u futën me kokë në primare dhe si përfundim më shumë nxori Big Brother në lista se Primaret, më shumë erdhën nga Big Brother sesa nga Primaret për të përfaqësuar kënetën”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ato sondazhe thonë të vërtetën pikërisht se njerëzit nuk hanë bar.

“Pikërisht se uji i pijshëm nuk është problem si në Sahara, sepse janë bërë 217 mijë legalizime. Nuk i ha dot njeri dhe kur ia thonë njëri-tjetrit, si Latifit. Vijnë nga epoka kur Tirana ishte “hap dhe gjeneratorë” se qytetet e tjerat ishin puse kur binte nata”, tha Rama.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›