E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 11 majit, publikohet modeli paraprak i fletës së votimit

TIRANË, 20 shkurt /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë publik modelin paraprak të fletës së votimit për zgjedhjet e 11 majit 2025, variante të cilat do të hidhen për konsultim. Janë disa modele, vertikalisht dhe horizontalisht.

Miratimi i fletëve të votimit do të mundësohet pas regjistrimit të partive dhe dorëzimit të listës shumemërore të kandidatëve.

Sikurse u bë me dije edhe nga kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi më 25 mars do të nisin procedurat për prodhimin e fletëve të votimit.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›