E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 11 majit, Partia e Lirisë depoziton në KQZ kërkesën për t’u regjistruar

TIRANË, 20 shkurt /ATSH/ Partia e Lirisë ka depozituar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Tedi Blushi njoftoi se Partia e Lirisë, me kërkesën e Presidentit, Ilir Meta regjistrohet zyrtarisht për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Votat për Ilir Metën, Partinë e Lirisë dhe programin tonë të shkëlqyer “5 Prioritete për 4 milionë shqiptarë plus”, që i jep fund shpopullimit dhe varfërisë dhe e shndërron Shqipërinë në fuqi prodhuese dhe eksportuese, do të jetë masive për të realizuar ndryshimin historik, fitoren e padiskutueshme të opozitës dhe largimin e narkoqeverisjes së Ramës, që po plaçkit, rrënon dhe po e mpak çdo ditë vendin”, shkruan Blushi.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, deri tani kanë depozituar kërkesë për t’u regjistruar në zgjedhje 13 parti politike.

Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK);

Partia Lëvizja e Legalitetit (P.L.L);

Partia Kombëtare Konservatore Albania (PKKA);

Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH/PD);

Mundësia (Mundësia);

Partia Kristian Demokrate (PKD);

Nisma Thurje (Nisma);

Partia e Unitetit Kombëtar (PUK);

Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD);

Partia Bashkimi Demokrat (PBD);

Partia e Lirisë (PL)

Partia Balli Kombëtar (PBK)

Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK)

Partitë politike kanë afat për të kërkuar të regjistrohen si subjekte zgjedhore deri në datën 25 shkurt 2025.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›