E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 14 majit/ Rama takim me drejtuesit e PS në qarqet e vendit

Ditë intensive pune ka qenë fillimi i vitit 2023 për kryeministrin Edi Rama, i cili pas takimit me Presidentin Bajram Begaj dhe më pas krerët e institucioneve në vend, ka mbledhur në Vilën 31 në Tiranë drejtuesit e PS në qarqe.

Takimi ka nisur rreth orës 13:00 të mesditës së sotme, teksa pritet të diskutohet në lidhje me organizimin e PS për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Më herët gjatë kësaj të premte, Rama zhvilloi edhe një takim në Presidencë me kreun e shtetit, Bajram Begaj, ku e informoi mbi çështjet kryesore të këtij vitit qeverisës. Po ashtu Rama bëri me dije se diskutuan edhe mbi fillimin e përgatitjeve për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, si edhe për ndryshimet e ambasdorëve të Shqipërisë.  

Pas takimit me Begajn, Rama mblodhi në Pallatin e Kongreseve drejtuesit e institucioneve në vend, ku të pranishëm ishin edhe ministra e deputetë, ndërsa u bë një bilanc për vitin 2022 si dhe shpalosje e planit të punës për vitin 2023.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›