"Zgjedhjet e 15 nentorit jane pa konkurrence"
Lideri i socialisteve, gjate komunikimit te djeshem me mediat i ka cilesuar zgjedhjet e pjesshme vendore te 15 nentorit si farse. I pyetur nga gazetaret, se sa e cenon bojkotin e socialisteve, hyrja ne keto zgjedhje te Partise Bashkimit per te Drejtat e Njeriut, duke e cilesuar se ky proces eshte vetem nje zgjatim i procesit te deshtuar te 28 qershorit ku i vetmi ndryshim, eshte se ai qe bertiti me shume ne 28 qershor, u be "nuse". "Me sa jam une ne dijeni, keto jane zgjedhje pa konkurrence, zgjedhje brenda oborrit te shtepise se Sali Berishes, zgjedhje ku te "sapomartuarit" do te ndajne sipas qejfit te tyre nje proces i cili per ne eshte nje farse, i cili per ne eshte krejtesisht jashte cdo lloj mundesie per t'u quajtur proces normal", deklaroi kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Partia e Bashkimit per te Drejtat e Njeriut eshte e vetmja parti e koalicionit te majte te drejtuar nga socialistet, qe do te hyje ne zgjedhjet e pjesshme vendore. Vendimi eshte bere i ditur nga kryetari i kesaj partie, Vangjel Dule.