Topi: Drejtesia, partite t'i rikthehen dialogut
Vetem bashkepunimi mes forcave politike mund te realizoje reformen ne drejtesi. Keshtu u shpreh dje ne menyre te prere, Presidenti Bamir Topi. I pranishem ne konferencen "Sistemi shqiptar i drejtesise drejt standardeve evropiane", Topi tha se eshte klasa politike, ajo qe ka detyrimin e vazhdueshem per t'u marre me reformen. "Dihet qarte qe vetem bashkepunimi mes forcave politike, mund te realizoje ligjet per gjyqesorin. Reforma ne drejtesi, ne disa raste ecen me intensitet, ne disa raste nderpritet, eshte nje proces qe per hir te se vertetes nje here vazhdon, nje here nderpritet. Ka raste kur politika bie dakord brenda njezet e kater oresh, per ndryshime shume te rendesishme, te cilat mund te konsiderohen procese te karakterit te mprehte dhe me interesa te vecanta. Ndersa, reforma ne gjyqesor kerkon patjeter nje bashkepunim te panderprere", theksoi Topi. Keshtu, kreu i shtetit, u beri edhe njehere thirrje dje partive politike, qe t'i rikthehen me vemendje ketij momenti shume te rendesishem, qe nuk kerkon fjale, por profesionalizem. "Duhet ta trajtojme ceshtjen e reformes ne drejtesi pikerisht ne ato gjera ku ajo mbetet per t'u realizuar dhe patjeter ajo qe kerkohet edhe nga ky takim eshte nje apel per te gjithe aktoret. Dominanti i ketij procesi eshte nevoja e thellimit te reformave qe realizohen se pari nga klasa politike", beri te qarte Presidenti. Sipas tij, te kesh nje sistem gjyqesor te pavarur, padyshim qe duhen keto nocione baze, por duhet edhe nje element tjeter, duhet buxhetimi i sistemit te drejtesise. Por Topi, pavaresine e kerkon tek individi. "Pavaresia s'duhet kerkuar as tek politika as tek institucionet, pavaresia duhet kerkuar tek individi. Disa gjyqtare kerkojne karriere ne rruge jo te ndershme. Disa gjyqtare kerkojne te jene protagoniste ne linja sekondare, jo nepermjet ballafaqimit me permbajtjen e profesionit te tyre. Procesi i emerimit te gjyqtareve, duhet te jete ekstremisht transparent", deklaroi ai.