E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olli Rehn: Qeveria te riktheje PS ne Kuvend

Qeveria duhet te zgjidhe situaten politike te krijuar pas zgjedhjeve te 28 qershorit, qe opozita nuk pranon te hyje ne Kuvend. Komisionari Evropian per Zgjerimin, Olli Rehn, tha dje se eshte ne pritje qe qeveria e re, e cila doli pas zgjedhjeve parlamentare, te zgjidhe situaten e krijuar. Pra te riktheje opoziten socialiste ne Kuvend. "Per Shqiperine dhe sfidat e saj politike, une besoj se qeveria e re do te mundohet ta zgjidhe kete ceshtje qe eshte e rendesishme per kriterin politik te Kopenhagenit dhe duhet pare si nje shans tashme, per te rritur stabilitetin politik e ne kete menyre, evoluimin e orientimit evropian te Shqiperise",-tha Rehn. Me nje qendrim te tille, ai la qartazi te kuptohet fakti, se partia me e madhe politike, PD se bashku me LSI-ne, qe munden te krijojne qeverine e re, duhet te zgjidhin situaten e krijuar. Prej dy muajsh nga celja e punimeve te Kuvendit, te 65 deputetet socialiste, nuk pranojne te marrin pjese ne seance plenare dhe asnje aktivitet tjeter te Kuvendit, duke lejuar keshtu qe projektligjet te diskutohen, shqyrtohen dhe miratohen vetem nga mazhoranca. Kjo eshte situata e krijuar pas zgjedhjeve parlamentare, ku socialistet kerkojne hapjen e kutive te votimit si dhe hetimin parlamentar te procesit te 28 qershorit, si e vetmja mundesi qe socialistet te rikthehen ne Kuvend. Nje qendrim i tille, po kthehen gjithnje e me shqetesues per nderkombetaret qe po monitorojne Shqiperine ne kuader te realizimit te detyrave per integrimin ne BE.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›