E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK: Berisha te jape doreheqjen, qeveri teknike

Partia Demokristiane ka denoncuar dje ne prokurori, vjedhjen e votave gjate zgjedhjeve te 28 qershorit ne Qarkun e Shkodres. Permes kesaj padie, kryetari i kesaj partie, Nard Ndoka, ka kerkuar krijimin e nje qeverie teknike, cka sipas tij do te ishte e vetmja menyre per te zgjedhur krizen politike. "PDK ka denoncuar ne Prokurorine e Pergjithshme vjedhjen e votave gjate procesit te zgjedhjeve te 28 qershorit ne Qarkun e Shkodres", beri te ditur Nard Ndoka. Duke vijuar me tej, ai theksoi se partia e tij eshte e vendosur per t'i shkuar deri ne fund, zbardhjes dhe transparences se numerimit te votave. Sipas tij, grupi i eksperteve prane PDK pasi terhoqi ne menyre zyrtare nga KQZ proces-verbalet perkatese dhe pamjet filmike te KZAZ-ve numer 40, 41, 42, 43 dhe 44, zbulon nepermjet rinumerimit, fakte dhe prova tronditese te manipulimit te procesit zgjedhor ne keto zona. Partia Demokristiane, pjese e koalicionit "Poli i lirise", prej kohesh ka akuzuar per manipulim te zgjedhjeve te pergjithshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›