E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 2013 kreu i PS ne Rreshen

Kreu i opozitës Edi Rama, në një takim me përfaqësues të sindikatave zhvilluar në Rrëshen, është përqendruar tek problemet ekonomike që sipas tij shqetësojnë vendin.
Kryesocialisti ofroi edhe alternativën, e cila sipas tij do të mundësojë daljen nga gjendja e vështirë.
 “Ajo që ne angazhohemi të bëjmë, është që së pari të vendosim të vërtetën në themelin e punës së qeverisë dhe të marrëdhënieve të njerëzve me qeverisë, duke I dhënë fund historisë së shifrave të manipuluara të punësimit, të rritjes ekonomike…”, deklaroi Rama.
Gjatë takimit është diskutuar mbi programin politik me të cilin Partia Socialiste do të prenzantohet në zgjedhjet politike të 23 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›