Zgjedhjet e 25 prillit/ Publikohet raporti për kallëzimet në SPAK dhe prokuroritë e zakonshme

Qendra për Çështjet e Informimit Publik (INFOÇIP) ka publikuar sot rezultatet e raportit për hetimin e krimeve zgjedhore dhe shifrat e kallëzimeve të depozituara në SPAK.
Sipas INFOÇIP, në zgjedhjet e 25 prillit të 2021, janë regjistruar 291 kallëzime për vepra penale të dyshuara që cenojnë zgjedhjet demokratike, ndërsa bën me dije se janë regjistruar 115 kallëzime në SPAK, 176 kallëzime në prokuroritë e rretheve, përfshirë dhe 18 kallëzime të KQZ.
Përsa i përket hetimit të çështjes së patronazhistëve, INFOÇIP nënvizon se nuk ka ende asnjë rezultat, ndërsa ka ftuar Prokururorinë që të kenë një rakordim të të dhënave për garantimin penal të zgjedhjeve.
Po ashtu, sipas INFOÇIP nuk ka të dhëna që subjekte që kanë depozituar klallëzime penale që u janë pushuar, vendimin nuk e kanë ankimuar. Prokuroria, siç bën me dije INFOÇIP nuk ka nisur hetime për kallëzime të rreme.
/rtsh.al/