Berisha: Kemi mbajtur premtimet

Po ashtu qeveria ka punuar per ndertimin e infrastruktures se vendit dhe per permiresimin e imazhit te Shqiperise ne bote, ku ajo ulet si e barabarte mes anetareve te NATO-s.
“Per kete qeverisje, interesat tuaja kane qene perparesia me madhore. Ne ia dalim te mbajme fjalen e dhene”, u shpreh Berisha.
Sipas kryeministrit ne zgjedhjet e 28 qershorit shqiptaret nuk do te genjehen nga premtimet e opozites, qe sipas tij ofron alternativen e mohimit te gjithckaje qe eshte bere.
“A mund te pranohet si alternative mohimi i realizimit te premtimeve tona? Keta shoke apo zoterinj kane vetem alternativen e karriges se tyre”, u shpreh Berisha.
Kreu i qeverise per here te pare shpalli edhe synimin per te fituar zgjedhjet me te njejtin rezultat si ne vitin 92.