E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha: Kam përgjegjësi për rezultatin e 6 marsit, por duhet të tejkalojmë kultin e individit

Rezultati negativ i arritur në zgjedhjet e pjesshme vendore, ka qenë sot pasdite në qendër të një takimi që kryetari i PD-së, Lulzim Basha, po zhvillon në selinë qëndrore të PD, me Kolegjin e Kryetarëve të degëve.

Kreu i PD, në fjalën e tij, mësohet se ka pranuar përgjegjësitë në lidhje me rezultatin e arritur, por ai ka kërkuar që të tejkalohet kulti i individit për një parti të fortë.

“Përgjegjësia bie te të gjithë, por fillon me mua. Secili duhet te mbajë përgjegjësi. Ne kemi në dorë të qëndrojmë, të bëjmë betejë, të bëjmë ndryshime, të tejkalojmë kultin e individit, për nje parti më të forte”, ka thënë Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›